Koçiu takim me drejtuesin e ri të UNICEF: Në fokus, vaksinimi i popullatës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur në takim drejtuesin e ri të UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka pritur në takim drejtuesin e ri të UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin.

Ministrja shprehet në një postim në rrjetet sociale se në fokus të bashkëbisedimit me drejtuesin e UNICEF ishte reforma për decentralizimin, mbështetja që institucionet e pushtetit vendor duhet të japin në ofrimin e shërbimeve sociale si dhe rëndësia e vaksinimit në popullatë.

Përfaqësuesi i UNICEF, Murat Sahin vlerësoi mbështetjen që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe qeveria shqiptare i japin planit për garancinë dhe mbrojtjen e fëmijëve si instrument për garantimin e të drejtave të tyre.

Gjithashtu, gjatë takimit përfaqësuesi i UNICEF theksoi mbështetjen në procesin e hapjes së negociatave dhe përgatitjen e kapitujve 19 dhe 23 me BE-në.

UNICEF ofron mbështetje për zbatimin e strategjisë së mbrojtjes sociale, veçanërisht me pushtetin vendor, mbështetja e fëmijëve PAK dhe vijimi i punës për shtrirjen e kësaj reforme në nivel kombëtar me qëllim ofrimin e paketave të shërbimeve më efikase për këtë kategori vulnerabël.

Decentralizimi dhe transformimi i institucioneve rezidenciale në shërbime komunitare si dhe forcimi i kapaciteteve dhe edukimi në vazhdim ofruesve të shërbimeve sociale, janë disa nga priroritetet e MSHMS-së në bashkëpunim me UNICEF.

(Marrë nga ATSH)

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.