Muzhaqi në Gjenevë: Shqipëria ka përmbushur angazhimet e saj për rininë

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë si përfaqësuese e Shqipërisë në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë si përfaqësuese e Shqipërisë në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare: “Popullsia dhe Zhvillimi: Sigurimi i të drejtave dhe zgjedhjeve” (ICPD 30), në selinë e OKB-së në Gjenevë, organizuar nga UNFPA dhe UNECE.

Në fjalën e saj përshëndetëse në sesionin plenar me përfaqësues të lartë nga mbi 50 shtete, Muzhaqi shprehu mirënjohjen e saj si një ndër 22 shtetet me të drejtë fjale në konferencë dhe theksoi rëndësinë e konferencës.

“Gjatë tri dekadave të fundit, ICPD ka qenë thelbësore në formësimin e politikave dhe strategjive globale në lidhje me popullsinë dhe zhvillimin dhe mbetet sot po aq e rëndësishme sa ishte në vitin 1994”, tha Muzhaqi, duke evidentuar se Shqipëria ka arritur një pjesë të madhe të angazhimeve të saj ndaj ICPD 25.

“Duke folur për progres konkret, ju informoj se Shqipëria ka plotësuar pjesën më të madhe të angazhimeve të saj ndaj ICPD25, duke filluar nga miratimi dhe zbatimi me sukses i Ligjit për Rininë, i cili ka rritur fuqizimin, aktivizmin rinor dhe mirëqenien e të rinjve. Bazuar në Ligjin për Rininë kemi krijuar një skemë të re financimi që aktualisht mbështet projektet e OSHC-ve dhe projektet e bashkive për ndërtimin e infrastrukturës rinore dhe hapësirave miqësore për të rinjtë”, tha Muzhaqi.

Më tej, ministrja prezantoi një pjesë të punës intensive në përmbushjen e angazhimeve të marra në Konferencën Ndërkombëtare të Popullsisë dhe Zhvillimit 25.

“Kemi miratuar dhe zbatuar me sukses ligjin “Për Rininë”, si dhe skemën e re të financimit për OSHC dhe bashkitë në përputhje me kriteret e OKB-së dhe BE-së. Kemi miratuar Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029. Janë ngritur mekanizmat në nivel qendror dhe lokal për të luftuar dhunën me bazë gjinore, si dhe është miratuar Regjistri Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale”, u shpreh Muzhaqi.

Marrë nga ATSH

MEKI: 47% vizitorë më shumë në institucionet e trashëgimisë kulturore

Ky vit ka si lajtmotiv eksplorimin e potencialit inovativ të muzeve në edukimin cilësor gjithëpërfshirës dhe kërkimin përmes nxitjes së…

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

MEKI: 47% vizitorë më shumë në institucionet e trashëgimisë kulturore

Ky vit ka si lajtmotiv eksplorimin e potencialit inovativ të muzeve në edukimin cilësor gjithëpërfshirës dhe kërkimin përmes nxitjes së…