Forcimi i bashkëpunimit mes FSHF e Katarit, Presidenti Duka pret në takim Ambasadorin Ali bin Hamad Al-Marri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka priti sot në një takim pune Ambasadorin e Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri dhe Konsullen e Katarit në Tiranë, znj. Nada A. Rahman S.A Al Hashimi.


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka priti sot në një takim pune Ambasadorin e Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri dhe Konsullen e Katarit në Tiranë, znj. Nada A. Rahman S.A Al Hashimi.

Ky ishte takimi i dytë mes Presidentit Duka dhe Ambasadorit të Katarit në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka FSHF në mënyrë të veçantë me Ambasadën e Katarit. Ashtu si edhe në takimin e mëparshëm interesi i Ambasadorit ishte për të dëgjuar dhe për t’u njohur me zhvillimet e futbollit shqiptar, por gjithashtu për të bërë një prezantim të zhvillimit dhe të arritjeve që shtetit i Katarit ka realizuar në organizimin e finaleve të Kupës së Botës.

Presidenti Duka bëri një përmbledhje të gjithë zhvillimit të futbollit të fëmijëve, për djem e vajza, projektet madhore që kanë pasur edhe impakt të madh social siç janë “Topi Yt” dhe “Uniforma Ime” që konfirmojnë edhe një herë mbështetjen totale që FSHF jep për zhvillimin e futbollit, duke nënvizuar problematikat me infrastrukturën sportive dhe nevojën për zgjerimin e terreneve për të krijuar mundësi më të mëdha në përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në futboll.

Nga ana e tij, Ambasadori i Katarit z. Ali bin Hamad Al-Marri është shprehur e gatshëm që përmes bashkëpunimit që mund të kryhet midis institucioneve të tjera shtetërore të Katarit të ketë një fokus të veçantë për futbollin në veçanti dhe sportin në përgjithësi në Shqipëri, duke e konsideruar FSHF-në një partner shumë të rëndësishëm dhe kyç në promovimin e këtyre investimeve.

Padyshim që ndër temat e diskutimi ishte organizimi i Kupës së Botës, ku Ambasadori bëri një prezantim të përgatitjeve të fundit dhe fazës finale për nisjen e këtij kompeticioni madhor dhe për rëndësinë që ky turne mbart jo vetëm për Katarin, por për të gjithë rajonin në tërësi.

U zhvillua një diskutim për pika konkrete të bashkëpunimit ky Ambasadori i Katarit u shpreh i gatshëm për të ngritur grupe pune që do të diskutojnë për projekte konkrete bashkëpunimi të ndërsjelltë në fushën e edukimit të trajnerëve e stafeve teknike, por edhe në infrastrukturë.

Gjithashtu, në takim Presidentit Duka iu dhurua nga Ambasadori Al-Marri edhe topi origjinal i finaleve të Botërorit “Katar 2022”.

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…