Balla: Policimi në komunitet duhet të ngrihet në një nivel te ri!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Fierit


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Fierit, me të cilët diskutoi në lidhje me situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, duke vënë theksin në një luftë më inteligjente ndaj krimit të organizuar e grupeve kriminale.

Ai kërkoi që Policimi në Komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë dhe me institucionet e komuniteteve vendore, bashki e drejtori qendrore, shkolla dhe komunitete fetare, duhet të ngrihet në një nivel te ri.

POSTIMI I MINISTRIT BALLA

Sot gjatë takimit me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit me të cilët diskutuam në lidhje me situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, duke vënë theksin në një luftë më inteligjente ndaj krimit të organizuar e grupeve kriminale. Policimi në komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë dhe me institucionet e komuniteteve vendore, bashki e drejtori qendrore, shkolla dhe komunitete fetare, duhet të ngrihet në një nivel te ri. Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetem për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë.

?Sot gjatë takimit me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit me të cilët diskutuam në lidhje me situatën…

Posted by Taulant Balla on Friday, July 21, 2023

Qarku i Fierit, i njohur për potencialin ekonomik, është një arsye shtesë për Policinë e Shtetit të rrisë cilësisht punën si për goditjen, ashtu edhe për parandalimin e paligjshmërive.

Ministri Balla tërhoqi vëmendjen që sidomos gjatë sezonit turistik, në akset rrugore nacionale të sigurohet të kenë qarkullim mjetesh pa probleme.

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.