Çuçi: Dhuna e MEK ndaj Policisë e pajustifikuar, iu kemi ofruar gjithçka sipas marrëveshjes

Ministri Çuçi: Kemi pasur shqetësime për mosrespektim të marrëveshjes


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një konferencë për mediet së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha detaje në lidhje me kontrollin e ushtruar sot në rezidencën e komunitetit MEK në Manzë, ku u raportua edhe rezistencë.

Çuçi deklaroi se dhuna e ushtruar ndaj Policisë së Shtetit nga anëtarët e organizatës MEK është e pajustifikuar, e dënueshme dhe qëndrim që vendos në pozitë edhe mikpritësit, pasi është thyerje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes me ta.

“Ndihem i keqardhur, dhe madje i indinjuar, me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj Policisë së Shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur, se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes, u ka ofruar ndihmë, siguri, madje u ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit”, nënvizoi Çuçi.

Ministri Çuçi u shpreh se “kemi pasur shqetësime për mosrespektim të marrëveshjes, pasi kohët e fundit aktiviteti i tyre politik ka tërhequr vëmendjen e Prokurorisë në Shqipëri”.

“SPAK ka filluar më shumë se një çështje penale në lidhje me këtë gjë. Ashtu siç në fakt duhet të veprojë çdo institucion ligjzbatues në Shqipëri, SPAK ka pasur arsye dhe dyshime të arsyeshme dhe indicie të forta. Në lidhje me këtë gjë i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll dhe për të bërë sekuestrime të pajisjeve, që mund t’i gjendeshin atyre në lidhje me çështjen që ka SPAK”, informoi Çuçi.

Sipas Çuçit, gjykata ka marrë një vendim në respekt të ligjeve shqiptare.

“Është një veprim që lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e vendimit të gjykatës për të kryer kontrolle në territorin dhe të bëjë sekuestrime të pajisjeve elektronike sipas vendimit të gjykatës. Askush në Shqipëri, përfshi edhe anëtarët e organizatës së MEK që janë strehuar vetëm për qëllime humanitare, nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimet e gjykatës”, theksoi Çuçi.

Ministri Çuçi u shpreh se “Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë një vend mikpritës. Ne nuk kemi pasur probleme me shtetet fqinjë, jemi vend paqësor, turistik, po hapemi gjithnjë e më tepër, dhe besoj se për këdo që aludon që mund të jemi shtrënguar për këto veprime nga vende të tjera, qoftë edhe regjimi i Iranit, është pretendim i paargumentuar dhe i pabazuar për dy arsye: qeveria shqiptare nuk ka ndërhyrë në kampin e MEK, ka qenë gjykata dhe e dyta, është shumë i qartë qëndrimi ynë ndaj regjimit iranian. Ne vjet kemi ndërprerë edhe marrëdhëniet diplomatike. Këto janë veprime keqdashëse dhe për qëllime politike”.

Ministri Çuçi informoi gjithashtu se “vdekja e personit në kamp nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën mjeko-ligjore, ka pamje nga policia edhe nga vetë anëtarët brenda kampit. Nuk është prekur qoftë edhe një anëtar i organizatës së MEK në kamp”. /ATSH

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.