Spahiu: Rishikojmë ligjin dhe digjitalizojmë shërbimin e urgjencës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu bëri me dije se ka nisur puna për rishikimin e ligjit që rregullon organizimin e urgjencës, me synimin për ta bërë shërbimin më efikas dhe të unifikuar.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu bëri me dije se ka nisur puna për rishikimin e ligjit që rregullon organizimin e urgjencës, me synimin për ta bërë shërbimin më efikas dhe të unifikuar.

Gjatë një vizite në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Spahiu theksoi se krahas ndryshimeve ligjore, po punohet për krijimin e një sistemi të digjitalizuar për të gjithë shërbimin e urgjencës, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe të përgjigjes ndaj rasteve emergjente.

Një tjetër drejtim i ndërhyrjeve lidhet me shtimin e kapaciteteve logjistike, përmes blerjes së autoambulancave të reja, si dhe përmirësimit të pajisjeve dhe ekipeve që përballen drejtpërdrejt me urgjencat në terren.

“Jemi përpjekur çdo vit që të shtojmë numrin dhe të kemi një buxhet të caktuar për autoambulanca të reja, por e njëjta gjë duhet bërë edhe me ekipet, duhet bërë edhe me pajisjet, pra me çdo gjë që ju e keni të domosdoshme kur shkoni në terren dhe përballeni me një urgjencë që mund të jetë e kategorive të ndryshme”, u shpreh Spahiu.

Në kuadër të projektbuxhetit 2027, ministrja Spahiu bëri të ditur se do të rriten pagesat për mjekët roje të urgjencës, duke vlerësuar përgjegjësinë dhe angazhimin e tyre në vijën e parë të kujdesit shëndetësor.

Spahiu vlerësoi punën e personelit të urgjencës, duke theksuar se ky shërbim kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe përmirësim të organizimit.

“Janë shumë vite punë, shumë vite sakrificë, organizim, qasje tjetër e urgjencës, por jam e bindur që asnjëherë, sidomos në këtë sektor, nuk mund të themi se ia arritëm dhe nuk kemi nevojë për asgjë”, tha ajo.

Spahiu falënderoi punonjësit për përkushtimin dhe përballimin e ngarkesës në situata të vështira, ndërsa paralajmëroi shtim të angazhimit në periudhën në vijim, për shkak të sezonit të gripit.

Burimi ATSH

Spahiu: Rishikojmë ligjin dhe digjitalizojmë shërbimin e urgjencës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu bëri me dije se ka nisur puna për rishikimin e ligjit që…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Rishikojmë ligjin dhe digjitalizojmë shërbimin e urgjencës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu bëri me dije se ka nisur puna për rishikimin e ligjit që…