Shqipëria hap dy konsullata nderi në Austri, në Linz dhe Wiener Neustadt

Shqipëria ka hapur dy konsullata të reja nderi në Austri, në qytetet Linz dhe Wiener Neustadt, duke e çuar në tri numrin e konsullatave të saj të nderit në këtë vend.


Shqipëria ka hapur dy konsullata të reja nderi në Austri, në qytetet Linz dhe Wiener Neustadt, duke e çuar në tri numrin e konsullatave të saj të nderit në këtë vend.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bëri të ditur se zgjerimi i rrjetit konsullor synon ta afrojë më shumë Shqipërinë me bashkatdhetarët dhe partnerët vendas.

Sipas ministrisë, hapja e dy përfaqësive të reja krijon mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe institucional mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe për forcimin e lidhjeve me komunitetin shqiptar që jeton atje.

Shqipëria planifikon ta shtrijë edhe më tej praninë e saj konsullore në Austri.

Në ceremoninë e çeljes së Konsullatës së Nderit në Wiener Neustadt morën pjesë edhe Kancelari Federal i Austrisë, Christian Stocker, Sekretarja e Shtetit, Ulrike Königsberger-Ludwig, si dhe anëtari i Qeverisë së Landit të Austrisë së Ulët, Sven Hergovich.

Shqipëria hap dy konsullata nderi në Austri, në Linz dhe Wiener Neustadt

Shqipëria ka hapur dy konsullata të reja nderi në Austri, në qytetet Linz dhe Wiener Neustadt, duke e çuar në…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria hap dy konsullata nderi në Austri, në Linz dhe Wiener Neustadt

Shqipëria ka hapur dy konsullata të reja nderi në Austri, në qytetet Linz dhe Wiener Neustadt, duke e çuar në…