
Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë, Ilirian Kuka.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë, Ilirian Kuka.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy ambasadave, koordinimin e aktiviteteve diplomatike dhe avancimin e marrëdhënieve me Hungarinë.
Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkërendimit në forcimin e lidhjeve ekonomike e kulturore, mbështetjen e mërgatës dhe promovimin e interesave të përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë.

















