Konferencë shkencore për rolin e Gjykatave Kushtetuese në Kosovë dhe Shqipëri

Në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sekretarja shkencore, akademike Anila Hoda, vlerësoi rëndësinë e diskutimit mbi drejtësinë kushtetuese

Roli i Gjykatave Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe forcimin e shtetit të së drejtës ishte në qendër të një konference shkencore të zhvilluar sot në Prishtinë, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe përfaqësuesve institucionalë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Konferenca me temë “Roli i Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë: Perspektivë krahasuese” u organizua nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sekretarja shkencore, akademike Anila Hoda, vlerësoi rëndësinë e diskutimit mbi drejtësinë kushtetuese, duke theksuar se gjykatat kushtetuese kanë rol themelor në garantimin e respektimit të Kushtetutës, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet pushteteve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Konferencë shkencore për rolin e Gjykatave Kushtetuese në Kosovë dhe Shqipëri

Në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sekretarja shkencore, akademike Anila Hoda, vlerësoi rëndësinë e diskutimit mbi drejtësinë kushtetuese

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia