Gogu: 82 praktikantë në Ministrinë e Drejtësisë për vitin 2026, ndryshimet vijnë nga protestat paqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me të rinjtë praktikantë në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e varësisë, ku diskutoi mbi protestat, mundësitë e punësimit, përvojën profesionale dhe perspektivën e të rinjve në Shqipëri.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me të rinjtë praktikantë në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e varësisë, ku diskutoi mbi protestat, mundësitë e punësimit, përvojën profesionale dhe perspektivën e të rinjve në Shqipëri.

Për vitin 2026, Gogu bëri me dije se në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e saj të varësisë janë përfshirë 82 praktikantë. Ministri theksoi rëndësinë e dëgjimit të zërit të të rinjve dhe krijimit të mundësive që ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

“Të dëgjosh të rinjtë do të thotë të respektosh zërin e tyre, kudo që ata zgjedhin ta shprehin. Dhe t’u japësh arsye për të besuar se e ardhmja mund të ndërtohet këtu”, u shpreh ministri.

Gjatë takimit, Gogu u ndal edhe te mënyrat e ndryshme përmes të cilave të rinjtë shprehin shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

“Këto ditë, të rinjtë kanë folur shumë, edhe fort. Disa nga bashkëmoshatarët tuaj kanë folur në rrugë, disa kanë folur në auditorë. Ju keni zgjedhur që të flisni brenda institucioneve. Kjo për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ndaj doja t’ju drejtohesha juve, a ja vlen ta ndërtosh të ardhmen këtu në Shqipëri? Unë mendoj që kjo është pyetja që na zgjon çdo mëngjes. Disa i çon në rrugë, disa i çon në auditor të acaruar, juve ju sjell brenda një institucioni”, tha ai.

Ministri u shpreh në mbështetje të së drejtës për protestë paqësore, duke theksuar se ajo ka qenë historikisht një mënyrë për të sjellë ndryshim.

“E drejta për të protestuar, unë besoj dyfish, besoj si ish-student proteste, por edhe si besimtar protestant. Pra, i një familje besimi, që ka lindur duke protestuar. Pra, e besoj kryekëput, por e besoj paqësore, dhe e besoj që gjithmonë ka sjellë ndryshim kur ka qenë paqësore”, tha ai.

Gogu shtoi se “sfida ime dhe sfida e të gjithë deputetëve të ministrisë është si mund të rrisim numrin, mundësinë e kontratave të punës”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…