
Rama vendos stola prej guri para Kryeministrisë dhe përsërit thirrjen për dialog
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe sot thirrjen drejtuar studentëve për dialog.

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe sot thirrjen drejtuar studentëve për dialog.
Por ndryshe nga ditët e mëparshme, Rama ka vënë para Kryeministrisë stola prej guri me mbishkrimin “Dialog” mbi ta.
Dy ditët e fundit, Rama nxori karriget e zyrës së tij, por ato u thyen nga protestuesit të cilët kanë refuzuar dialogun.


















