Rama: Arrestimet e policisë kanë qenë të ligjshme, kush shkatërron paguan

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “gjykata ka lënë për të dëshiruar, të gjitha arrestimet e policisë kanë qenë të ligjshme”


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “gjykata ka lënë për të dëshiruar, të gjitha arrestimet e policisë kanë qenë të ligjshme”

Në takimin me drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës, Rama tha se “edhe pse në këtë rast, gjykatësit janë të kompleksuar nga trysnia e madhe e kësaj force të verbër, edhe në rastet e ndalimit të të miturve gjykata ka dhënë vendim të mbikëqyrjes prindërore”.

“Prindi ka përgjegjësinë e vet, edhe pse jemi të vetëdijshëm se në kushtet e veçanta sociale prindërit duhen ndihmuar, por prindërit do të jenë pjesë e përgjegjësisë së dëmit të shkaktuar nga fëmijët e tyre”, tha Rama

“Po punojmë intensivisht për të përgatitur një paketë masash jo të natyrës thjesht penale por të natyrës administrative sepse kush shkatërron paguan. Kush dëmton pronën e tjetrit kush shkul pllakat e trotuareve që shtrohen me paratë e taksapaguesve të këtij qyteti dhe kush detyron dhe imponohet bashkisë së qytetit i imponohet qeverisë që çfarë ka planifikuar për ta çuar për shkolla për çerdhe për kopshte duhet ta çojë për riparime duhet të përndiqet nga hija e shtetit, që i vjen pas dhe i kërkon një më një dëmshpërblimin”, vuri në dukje Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Arrestimet e policisë kanë qenë të ligjshme, kush shkatërron paguan

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “gjykata ka lënë për të dëshiruar, të gjitha arrestimet e policisë kanë qenë të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Arrestimet e policisë kanë qenë të ligjshme, kush shkatërron paguan

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “gjykata ka lënë për të dëshiruar, të gjitha arrestimet e policisë kanë qenë të…