Protestat në Shqipëri, Komisioni Evropian: Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa ka theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.


Komisioni Evropian ka reaguar ndaj protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa ka theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Në një deklaratë, Komisioni Evropian nënvizon gjithashtu se përgjegjësit për aktet e dhunës duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi të rregullt ligjor.

“Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit dhe të jetë proporcional”, tha sot në një deklaratë Komisioni Evropian.

“Përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi të rregullt ligjor”, theksohet në deklaratë.

“Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore”, sipas Komisionit Evropian.

“Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet. Në një vend kandidat që është i përkushtuar shumë ndaj procesit të anëtarësimit në BE dhe që po bën përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Protestat në Tiranë, Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu shqetësimin për situatën në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Protestat në Tiranë, Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu shqetësimin për situatën në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje…