Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot, gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale nga zyra e tij, aktorë të huaj dhe grupime ekstremiste se po ndikojnë në protestat e fundit në Shqipëri


Kryeministri Edi Rama akuzoi sot, gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale nga zyra e tij, aktorë të huaj dhe grupime ekstremiste se po ndikojnë në protestat e fundit në Shqipëri, duke theksuar se ato synojnë të nxisin dhunën dhe të përhapin dezinformim.

Rama përmendi Rusinë, Iranin, lëvizjen antifa dhe ekstremistë politikë e fetarë, si dhe kreun e PD, Sali Berisha, si pjesë të asaj që e cilësoi një ndërthurje ndikimesh që frymëzon protestuesit.

“Protesta frymëzohet nga duar të huaja”, deklaroi Rama, duke iu referuar edhe pretendimeve të rreme që janë përhapur në rrjetet sociale për praninë e shtetasve izraelitë dhe policëve serbë në Shqipëri.

Kryeministri foli gjithashtu për një incident që, kishte ndodhur dy ditë më parë, kur ishte neutralizuar një dron me eksploziv, i cili dyshohej se synonte të godiste Kryeministrinë dhe të shkaktonte zjarr në oborrin e brendshëm të godinës.

“Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë duke i vene zjarrin oborrit të brendshme ku është ajo ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasoajash. S’ka studentë, s’ka të mitur që i shkon mendja dhe jo më që ta vërë në jetë këtë plan. Kjo është një dore e huaj”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: Dhuna nuk e mbron një kauzë, por e shkatërron

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar kundër dhunës gjatë protestave, duke theksuar se pasojat e akteve të vandalizmit rëndojnë mbi qytetarët,…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Dhuna nuk e mbron një kauzë, por e shkatërron

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar kundër dhunës gjatë protestave, duke theksuar se pasojat e akteve të vandalizmit rëndojnë mbi qytetarët,…