Rama: Po sfidohet Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale nga zyra e tij, se po sfidohet Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2030.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale nga zyra e tij, se po sfidohet Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2030.

“Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe po sfidohet mënyra e të menduarit tradicional mes forcave në një hapësirë demokratike, ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida, kjo është sprova”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar protestave të dhunshme dhe dëmtimeve të shkaktuara, kreu i qeverisë tha se i kupton arsyet që kanë çuar në situatën e krijuar, por theksoi se nuk mund t’i pranojë ato kur përballë ka biznese të dëmtuara dhe akte dhune.

“Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë”, deklaroi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe ngjarjet e vitit 1998, kur godina e Kryeministrisë u sulmua me armë zjarri.

Ai bëri një krahasim mes atyre ngjarjeve dhe situatës së sotme, duke iu referuar edhe krizës së skemave piramidale dhe humbjes së kursimeve të qytetarëve shqiptarë.

“U sulmua me armë Kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka pamje në YouTube, edhe raketash dore si ato të terroristëve të Hamasit”, tha Rama, duke shtuar se, pavarësisht sulmit, atëherë nuk u dogjën biznese dhe nuk u sulmuan bankat.

Ai e lidhi situatën e sotme me pasojat e krizës së skemave piramidale, duke akuzuar kundërshtarët e tij politikë për nxitjen e dhunës.

“Pse sulmohen sportelet bankare, automatet?”, pyeti Rama, duke kundërshtuar dëmtimin e bizneseve dhe objekteve bankare gjatë protestave.

“Sulmohen sepse ky është plani, përhapja e panikut. Duan që në rrugë të ketë popull, por në rrugë s’ka popull”, theksoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Pse po protestojnë fëmijët!

"Pse këtë protestues nuk e kemi parë më parë ?"

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pse po protestojnë fëmijët!

"Pse këtë protestues nuk e kemi parë më parë ?"