Ekonomia kineze ecën me hap të stabilizuar

Ekonomia e Kinës ka vijuar përparim të stabilizuar në nëntë muajt e parë të sivjetshëm.


Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Ekonomia e Kinës ka vijuar përparim të stabilizuar në nëntë muajt e parë të sivjetshëm. Zhvillimi i tregut të brendshëm dhe orientimi i ekonomisë së Kinës drejt hapjes së plotë ka dhënë rezultatet e pritshme dhe i ka dhënë edhe më shumë impuls tregtisë me jashtë, duke shtuar edhe më shumë praninë e kompanive dhe të investimeve të huaja.

Sipas Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit (SCIO), në një informacion të publikuar më 14 tetor 2026, lidhur me tregtinë me jashtë (veprimtaria eksport – import) për tre tremujorët e parë të vitit 2026 rezulton se: “tregtia e jashtme e Kinës ruajti një vrull të qëndrueshëm gjatë kësaj periudhe. Si eksportet ashtu edhe importet shënuan rritje të shpejtë, ndërsa norma e përgjithshme e rritjes arriti nivelin më të lartë për të njëjtën periudhë në pesë vitet e fundit”, ndërsa sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave (GAC), “vëllimi i përgjithshëm i importeve dhe eksporteve të vendit u rrit me 18.8% krahasuar me vitin e mëparshëm, duke arritur në 39.94 trilionë juanë (rreth 5.94 trilionë dollarë amerikanë) po për të njëjtën periudhë dhe norma e zgjerimit u rrit nga 15.3% në tremujorin e parë, në 18.3% në tremujorin e dytë dhe në 22.3% në tremujorin e tretë”. Sipas këtyre burimeve theksohet se “një normë e tillë rritjeje renditet ndër më të lartat midis ekonomive kryesore, dhe Kina mbetet operatori më i madh i mallrave në botë.” Por shifrat më interesante janë ato të eksporteve dhe importeve totale. Eksportet e Kinës u rritën me 16.4% krahasuar me vitin e mëparshëm, duke arritur në 23.2 trilionë juanë, ndërsa importet u zgjeruan me 22.3%, duke arritur në 16.74 trilionë juanë. Vëllimi i përgjithshëm i importeve dhe eksporteve të Kinës për herë të parë kaloi kufirin e 5 trilionë juanëve.

Kina tashmë bën tregti me më shumë se 180 shtete dhe ndër to, tregtia me partnerët e tregtisë së lirë arriti në 19,55 trilionë juanë, një rritje prej 30%, duke kontribuar me mbi 70% në rritjen totale të tregtisë, ndërkohë që tregtia me ekonomitë e tjera të APEC-ut u rrit me 23,9%, duke arritur në 24,07 trilionë juanë dhe tregtia me vendet e ASEAN-it u rrit me 22,7%, në 6,84 trilionë juanë; ajo me Bashkimin Evropian u rrit me 8,4%, në 4,78 trilionë juanë; ndërsa tregtia me Shtetet e Bashkuara u rrit me 4,1%, në 3,18 trilionë juanë.


Foto nga VCG

Në këtë sukses të pandalshëm sektori i prodhimit të pajisjeve kontribuoi me pothuajse 90% të rritjes së eksporteve, ndërsa mallrat e ndërmjetme përbënin më shumë se gjysmën e totalit të eksporteve, duke mbështetur zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit.

Edhe sektori i eksportet e shërbimeve të Kinës u rrit me shpejtësi, për të arritur në 14.8% për të njëjtën periudhë. Në këtë sektor spikatën shërbimet e lidhura me udhëtimet, transportin dhe ato me intensitet të lartë njohurish, që shënuan rezultate veçanërisht të mira.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së shërbimeve në Kinë arriti në 5.07 trilionë juanë (rreth 757.60 miliardë dollarë) në tetë muajt e parë, një rritje prej 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat. Eksportet u rritën me 14.8% duke arritur në 2 trilionë juanë, ndërsa importet u rritën me 3.8% në 3.07 trilionë juanë; gjithashtu, deficiti tregtar në sektorin e shërbimeve u ngushtua me 145.12 miliardë juanë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas sektorëve, importet dhe eksportet kineze të shërbimeve me intensitet të lartë njohurish, arritën në 2.23 trilionë juanë në tetë muajt e parë, një rritje prej 6.6% krahasuar me vitin e kaluar, duke zënë 44% të tregtisë së përgjithshme të shërbimeve të vendit.

Paralelisht, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit në bazë vjetore me 0.9 %, ndërsa treguesi i çmimeve të prodhimit (PPI) 5 %, nga përkatësisht 0.8 % dhe 3.8 % që ishte rritja në gusht. Detajisht, çmimet e ushqimeve ranë me 1.7% në bazë vjetore, duke ushtruar presion mbi Treguesin e Përgjithshëm të Çmimeve të Konsumit (CPI), ndërsa çmimet e produkteve joushqimore u ngritën 1.5 %. Çmimet e shërbimeve u rritën me 0.8 %, duke dhënë njëfarë mbështetjeje për çmimet e konsumit dhe çmimet e materialeve të prodhimit u rritën me 6.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e mallrave të konsumit u ulën 0.1%. Çmimet e prodhimit industrial u rritën 6.9 %, duke tejkaluar rritjen e çmimeve të fabrikës dhe duke treguar vazhdimin e presionit mbi kostot për disa prodhues.


Foto nga VCG

Sipas deklaratave zyrtare, “të dhënat e çmimeve për muajin shtator tregojnë një rimëkëmbje të vazhdueshme të ekonomisë kineze”.

Duket se Kina në të ardhmen e afërt dhe për periudhën afatmesme do orientohet drejt politikave dhe masave monetare relativisht lehtësuese, në mënyrë që të garantohet edhe më shumë mbështetja për rimëkëmbjen graduale të çmimeve, përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të bërjes së biznesit dhe në krijimin e një mjedis ekonomik edhe më të favorshëm ndërsa Kina ka filluar zbatimin e Planit të saj të 15-të Pesëvjeçar (2026–2030).

Në të njëjtën kohë mjaft interesante paraqitet situata edhe në lidhje me obligacionet qeveritare sepse ndërsa rritja e rendimenteve të obligacioneve qeveritare në disa ekonomi të mëdha ka sjellë një rritje të rreziqeve për stabilitetin financiar, tregu i Kinës në këtë drejtim po bëhet gjithnjë e më tërheqës për investitorët që kërkojnë të diversifikohen mes pasigurisë së shtuar në vendet e tjera duke kërkuar edhe më shumë siguri në tregun kinez të obligacioneve sepse Kina ofron një kombinim të stabilitetit makroekonomik, forcës industriale dhe potencialit të madh, që është bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u gjetur diku tjetër. Konkretisht, institucionet e huaja blenë rreth 1.6 miliardë juanë obligacione thesari kineze në gusht, duke shënuar muajin e katërt radhazi të rritjes, duke e çuar totalin e zotërimeve të tyre në gati 2.03 trilion juanë (301.64 miliardë dollarë amerikanë). Duket se kjo është edhe si rezultat i qëndrueshmërisë së ekonomisë e cila tashmë është e orientuar në mënyrë eksplicite drejt cilësisë. Vlera e shtuar e prodhimit të teknologjisë së lartë u rrit me 16.7% nga viti në vit në gusht dhe investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me 5.2% në periudhën janar-gusht.

Duke patur parasysh këto shifra dhe këta tregues të rëndësishëm të ekonomisë së Kinës, analistët besojnë se ekonomia e Kinës ndërsa po kalon një tranzicion të qëndrueshëm të drejtuar nga inovacioni ofron mundësi strukturore afatgjata në inteligjencën artificiale, prodhimin e përparuar dhe energjinë e gjelbër, etj.


Foto nga VCG

Në një aspekt më të gjerë, duhet të mbahet parasysh se në korrik 2026, Kina publikoi planin e saj të parë pesëvjeçar të dedikuar ekskluzivisht për zgjerimin e konsumit, një plan që synon të zhbllokojë potencialin e plotë të tregut super të madh të vendit, të optimizojë strukturën e konsumit dhe të përmirësojë jetesën e njerëzve përmes masave të synuara dhe duke synuar që në frontin monetar, Banka Popullore e Kinës është zotuar të përdorë më mirë mjetet e politikës monetare si agregate ashtu edhe strukturore dhe të përmirësojë koordinimin midis politikave monetare dhe fiskale për të promovuar rritje të qëndrueshme ekonomike dhe një rimëkëmbje të arsyeshme të çmimeve.

Ndërkohë, në ceremoninë e hapjes së Sesionit të 140 të Panairit të Importeve dhe Eksporteve të Kinës, që zhvillohet në Guangzhou, provinca Guangdong, Kina Jugore, në këtë mes tetori 2026, Kryeministri kinez Li Qiang në fjalën e tij theksoi se: (1) Kina vazhdon të hapet, duke krijuar edhe më shumë mundësi të reja për botën, (2) Kina vazhdon të inovojë, duke i dhënë një shtysë të re botës dhe (3) Kinë i mban gjithmonë premtimet e saj, duke sjellë siguri për botën, duke synuar lidhjen e tregjeve jo për lojëra me shumë zero midis vendeve, por për arritjen e një mase efektive, për të nxitur hapësira të reja për rritje, integrimin e tregut të saj të brendshëm me tregjet ndërkombëtare, me qëllim rritjen e përbashkët, duke synuar përmirësimin e mirëqenies së njerëzve, dhe duke patur si qëllim fuqizimin dhe suksesin e ndërsjellë midis ekonomive të vendeve të botës që bëjnë biznes me Kinën, për të ecur në rrugën drejt prosperitetit dhe zhvillimit global.

Sipas Kryeministrit kinez Li Qiang (1) Kina do ofrojë më shumë mundësi tregu, (2) do zgjerojë bashkëpunim më të dobishëm reciprok dhe (3) do mbështesë me vendosmëri rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…