
Koçiu: Policia në shërbim të qytetarëve edhe në orët e vështira të protestave
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë, duke ndarë në rrjetet sociale pamje të efektivëve që orientojnë qytetarët për të shmangur zonat ku zhvillohen protestat.
“Edhe në orët më sfiduese, Policia e Shtetit është aty, në shërbim të qytetarëve dhe të garantimit të sigurisë publike”, shkruan Koçiu.
Ajo thekson se punonjësit e policisë, me durim dhe profesionalizëm, ndihmojnë qytetarët, kalimtarët dhe turistët duke i orientuar drejt rrugëve të sigurta dhe duke i këshilluar të shmangin zonat problematike.
“Sepse pas çdo uniforme është një njeri që, edhe në momentet më të vështira, ka për detyrë të kujdeset për sigurinë e të gjithëve”, shprehet Koçiu, duke falënderuar dhe shprehur mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Burimi ATSH

















