Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot me pamjen e një tabele sinjalistike rrugore të rrëzuar nga protestuesit ku të rinjtë më herët kishin derdhur fantazinë e tyre dhe kishin shkruar në anglisht “I’ll never STOP loving you Albania” (“Nuk do të ndaloj kurrë së dashuri ty, Shqipëri”).

Kryeministri Rama komentoi krahas fotos së tabelës së rrëzuar tashmë në tokë.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkroi Rama.

Prej disa ditësh, në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit po zhvillohen protesta të studentëve dhe gjimnazistëve, të cilat janë shoqëruar me episode dhune dhe akte vandalizmi ndaj pronës publike e private, bizneseve dhe institucioneve shtetërore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu nga Qyteti Studenti: Konviktet në shënjestër të dhunës, çdo akt do hetohet deri në fund

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar sot aktet vandale tek konviktet e Qytetit Studenti duke theksuar se “vendi ku të rinjtë…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia