Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: Janë duart e opozitës që e duan Shqipërinë në humnerë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me sulmet e protestuesve duke theksuar se kjo nuk është vepër e studentëve.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me sulmet e protestuesve duke theksuar se kjo nuk është vepër e studentëve.

Në një videomesazh në rrjetet sociale Rama theksoi se “deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar, që e çelën në Shqipëri së bashku udhëheqësit europianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe s’mund të jenë kurrë duart e studentëve”.

Kreu i qeverisë theksoi se studentët janë gjithmonë të mirëpritur dhe se qeveria mbetet e gatshme për dialog, diskutim dhe gjetjen e zgjidhjeve për çështjet që kërkojnë vëmendje.

“Studentët janë e ardhmja. Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan te shkojnë më larg dhe me shpejt. Studentet janë gjithnjë te mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje”, u shpreh ai.

Kreu i Ekzekutivit thekson se këto janë të tjera duar.

“Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart e një opozite e cila me maska të verbërish përpara, me zjarr dhe me hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do te rikthehet kurrë, kërkon ta rikthejë Shqipërinë në humnerën nga ku ne te së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve në breza, Bashkimit Europian”, vuri në dukje Kryeministri.

“Qëlloi që kjo zyrë e Kolegjit të Europës, e shkollës së gjeneratës së re të europianëve, e shkollës së studentëve europianë, të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe Shqipëria dhe shqiptarët ku do ndodhen pa anë dhe po shohin në këto orë të vështira. Janë orë të vështira, por janë orë të cilat do t’i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, sepse Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Europën e të gjithë studentëve të saj, e të gjithë vajzave dhe djemve të saj dhe kurrë më nuk do të bjerë ato duar që e ka kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më të thellë opozitën shqiptare, por nuk mundet dot ta kapin për fytin Shqipërinë dhe kushdo që mendon se ligji është larg, gabon”, nënvizoi Rama.

Kryeministri deklaroi se përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë do të paguaj sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas.

“Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë që ka bërë gjithnjë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrenë kokën, do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve! E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nxitja e tregtisë dypalëshe, Ambasadori i Cremades viziton kompaninë Roal Food

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, vizitoi ambientet e Roal Food, një kompani shqiptare e specializuar në shpërndarjen e…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nxitja e tregtisë dypalëshe, Ambasadori i Cremades viziton kompaninë Roal Food

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, vizitoi ambientet e Roal Food, një kompani shqiptare e specializuar në shpërndarjen e…