Shqipëria asociohet në Qendrën Evropiane për Qëndrueshmërinë Demokratike

Ditën e sotme, përpara Konferencës së 10-të Ndërqeveritare, e cila do të shënojë mbylljen e një tjetër kapitulli negociues me Bashkimin Evropian, Shqipëria hodhi një hap të ri në bashkëpunimin e ngushtë me BE-në.


Ditën e sotme, përpara Konferencës së 10-të Ndërqeveritare, e cila do të shënojë mbylljen e një tjetër kapitulli negociues me Bashkimin Evropian, Shqipëria hodhi një hap të ri në bashkëpunimin e ngushtë me BE-në.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e mbajtur në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku u vendos për asociimin formal të Shqipërisë, së bashku me partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate, në Qendrën Evropiane për Qëndrueshmërisë Demokratike.

Takimi, i bashkorganizuar nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së dhe Komisioni Evropian, hapi një fazë të re bashkëpunimi për përfshirjen e partnerëve në punën praktike të Qendrës, në përballje me manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion dhe kërcënimet ndaj proceseve demokratike.

Nga Luksemburgu, Hoxha tha se ky është një tjetër moment i rëndësishëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Vendimi i sotëm, theksoi Hoxha, është një tjetër shprehje konkrete e integrimit gradual në praktikë: sfida të përbashkëta, përgjigje të përbashkëta, përgjegjësi e përbashkët dhe kontribut i përbashkët për një Evropë më të fortë dhe më të qëndrueshme.

“Shqipëria ka krijuar një përvojë të vlefshme në përballimin e sulmeve kibernetike dhe forcimin e qëndrueshmërisë institucionale. Jemi të gatshëm ta zhvillojmë më tej këtë ekspertizë dhe ta vëmë atë në shërbim të përpjekjeve tona të përbashkëta me partnerët evropianë. Njëkohësisht, po përballemi gjithnjë e më shumë me manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në hapësirën informative (FIMI), një sfidë që ka dëshmuar të jetë edhe më komplekse por edhe më sfiduese. Pasi ajo nuk synon të prekë vetëm sistemet, por edhe besimin; jo vetëm institucionet, por vetë themelet dhe strukturën e debatit demokratik”, tha Hoxha.

Duke iu referuar konferencës ndërkombëtare mbi FIMI-n dhe kontekstin e zgjerimit, të organizuar nga MEPJ në Tiranë më 27 korrik, ministri Hoxha theksoi gjithashtu nevojën për një qasje më të fuqishme dhe më të koordinuar në komunikimin publik.

“Një përgjigje që përfshin të gjithë shoqërinë mund të ketë sukses vetëm kur vetë shoqëria është e informuar, e ndërgjegjësuar dhe e angazhuar. Kur qytetarët në mbarë Evropën shohin shtetet anëtare dhe vendet kandidate të punojnë krah për krah për të mbrojtur qëndrueshmërinë demokratike, ata e kuptojnë zgjerimin për atë që është në të vërtetë: një investim i përbashkët në të ardhmen tonë të përbashkët. Për Shqipërinë, qëndrueshmëria demokratike dhe anëtarësimi në BE janë të pandashme”, deklaroi ministri Hoxha.

Marrë nga ATSH

Shkëmbim automatik i informacionit financiar me BE-në, 40 milionë lekë për infrastrukturën teknologjike

Shqipëria synon të krijojë një sistem për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare me vendet e Bashkimit Evropian dhe…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shkëmbim automatik i informacionit financiar me BE-në, 40 milionë lekë për infrastrukturën teknologjike

Shqipëria synon të krijojë një sistem për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare me vendet e Bashkimit Evropian dhe…