Kumbaro: Mbi 600 mijë euro financim për doktoraturat e studiuesve të rinj

Ministria e Arsimit dhe Agjenica Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit kanë hapur thirrjen për financimin e Studimeve të Doktoraturës 2026.


Ministria e Arsimit dhe Agjenica Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit kanë hapur thirrjen për financimin e Studimeve të Doktoraturës 2026.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin përfaqësues të botës akademike, pedagogë, studiues shkencorë, doktorantë e studentë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se ky vit i ri akademik ka nisur me një infranstrukturë të përmirësuar, ashtu edhe programe, me mbështetje, me buxhete dhe thirrje për studentët.

“Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit e ka pasuruar shumë portofolin e mbështetjeve të saj ndër vite. Jemi në vitin e dytë të këtij programi, por me një skemë shumë më të përmirësuar, shumë më të qartë dhe, mbi të gjitha, me një mbështetje të shumëfishuar për doktorantët”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja vuri në dukje se nëse vitin e kaluar ishte në dispozicion një buxhet rreth 100 mijë euro, këtë vit buxheti i dedikuar kalon 600 mijë euro.

“Nëse vitin e kaluar kishim një mbështetje deri në 5 mijë euro për doktorant, këtë vit kemi një mbështetje deri në 10 mijë euro për doktoraturat standarde, dhe deri në 30 mijë euro për doktoraturat industriale”, tha ajo.

Kjo, sipas saj, është edhe arsyeja pse programi zbatohet këtë vit mbi një parim: një thirrje, dy kategori, një standard kombëtar.

“Do të thotë që kemi një thirrje të vetme, jo disa thirrje paralele me rregulla të ndryshme që e ngatërrojnë aplikuesin dhe e lodhin zyrën e projekteve. Brenda saj kemi dy kategori, doktoraturat kërkimore standarde, Kategorinë A, dhe doktoraturat industriale, Kategorinë B. Dhe këto dy nuk janë dy programe të ndara, por dy modalitete të së njëjtës skemë kombëtare financimi, me të njëjtin kuadër administrativ, financiar, monitorues dhe të transparencës”, tha ministrja Kumbaro.

Programi i jep një theks të veçantë inovacionit dhe fushave STEM, si fusha me përparësi në investim dhe ku hasen boshllëqet më të mëdha.

Qëllimi i kësaj thirrjeje, është të kontribuojë në studiues të aftë për të bërë kërkim shkencor të pavarur, rezultatet e të cilëve të kontribuojnë në shkencë, në ekonomi dhe në politikat publike të vendit.

Duke folur për mbështetjen që qeveria shqiptare ofron për studentët në të gjitha nivelet, ministrja Kumbaro përmendi programet e Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor, që janë investime direkt në laboratorë dhe që shkojnë për universitetet, si dhe hapjen e aplikimeve për mbështetjen me kredi studentore nga e cila mund të përfitojnë deri në 500 studentë.

“Aktualisht janë hapur thirrjet për kredi studentore nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, një skemë që mbështet kostot e studimit. Një nga elementet kryesore të saj është mbulimi i normës së interesit nga buxheti i shtetit, dhe studentit i mbetet aktualisht një normë interesi prej vetëm 0.5%”, vuri në dukje Kumbaro.

“Kredia mund të përdoret si për pagesën e tarifës së studimit, ashtu edhe për kostot e jetesës, dhe këtë e them me qëllim, sepse për shumë familje pengesa nuk është vetëm tarifa, por edhe qiraja, ushqimi e transporti. Pra është një skemë përmes së cilës Ministria e Arsimit mund të mbështesë jo pak, por deri në 500 studentë”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Kumbaro nënvizoi se puna për rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë vijon intensivisht, në bashkëpunim me universitetet dhe institucionet e Ministrisë së Arsimit dhe drafti i parë pritet të jetë gati në fund të këtij muaji. Ligji i ri synon përmirësimin e kuadrit ligjor të arsimit të lartë, me fokus përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe objektivat e zhvillimit të vendit, në funksion të vizionit të Shqipërisë 2030.

Duke folur për rëndësinë e projekteve kërkimore dhe publikimin e tyre në revista të indeksuara, ministrja e Arsimit u shpreh se Universiteti i Tiranës është renditur në Times Higher Education World University Rankings 2027.

Për herë të parë, një universitet shqiptar renditet në një nga klasifikimet më të njohura globale të universiteteve. Ndërkohë, 6 universitete të tjera shqiptare mbajnë statusin “Reporter” në këtë klasifikim, që është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së tyre në renditjet ndërkombëtare.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, vlerësoi politikat e këtij viti për metodologjinë dhe përzgjedhjen e projekteve të kërkimit shkencor, duke theksuar rritjen e mbështetjes financiare për studentët doktorantë.

“Sot kemi një element të rëndësishëm, që është hapja e mundësisë për financimin e studentëve doktorantë në institucionet e arsimit të lartë, të cilët këtë vit përfitojnë më shumë mbështetje financiare krahasuar me vitin e kaluar. Periudha e fundit ka sjellë një vëmendje më të madhe ndaj kërkimit shkencor, veçanërisht në drejtim të financimit të tij”, u shpreh Hoxha.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Platforma “Pasqyra e Çmimeve” informacion për 238 artikuj në 155 pika shitjeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot platformën online “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, që synojnë të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Platforma “Pasqyra e Çmimeve” informacion për 238 artikuj në 155 pika shitjeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot platformën online “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, që synojnë të…