
Hoxha: Shqipëria dënon sulmin e grupit Houthi, solidaritet me Mbretërinë e Arabisë Saudite
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dënoi sot sulmin e grupit Houthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dënoi sot sulmin e grupit Houthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.
“Shqipëria dënon në termat më të fortë sulmin e fundit me pasoja në jetë njerëzish të grupit Huthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite”, theksoi Hoxha.
Sipas Hoxhës, “sulmet e përsëritura nga rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet për të nxitur paqen dhe sigurinë në rajon”.
Hoxha tha se nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.
Ai nënvizoi se “përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”.
“U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite”, përfundoi Hoxha mesazhin e tij.
Mediet ndërkombëtare raportojnë se shpërthimi i fuqishëm ndodhi të shtunën në aeroportin ndërkombëtar të Riadit (Arabia Saudite), duke shkaktuar disa viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas agjencisë Reuters, e cila citon burime të informuara për ngjarjen, 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi.
Burimi ATSH


















