Gogu: Ndryshimet në Kodin Penal, asnjë cenim i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu theksoi sot se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale nuk cenojnë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu theksoi sot se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale nuk cenojnë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale.

Gogu theksoi se synimi i rishikimit të Kodit është forcimi i garancive për qytetarët, duke garantuar njëkohësisht që lufta ndaj kriminalitetit të rëndë të mbetet e pandryshuar.

“Asnjë ndryshim në Kodin e Procedurës Penale nuk cenon luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale. Kjo luftë mbetet e panegociueshme. Rishikimi synon të forcojë garancitë e qytetarëve, pa dobësuar në asnjë mënyrë goditjen ndaj kriminalitetit të rëndë”, u shpreh ministri.

Në mbështetje është shprehur edhe Theo Byl, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Antwerp dhe ekspert i Këshillit të Evropës, i cili tha se gjatë diskutimeve për ndryshimet në Kod janë lënë mënjanë propozime që mund ta vështirësonin hetimin e çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Byl vlerësoi se legjislacioni dhe procedura penale shqiptare po afrohen me standardet ndërkombëtare dhe e cilësoi paketën e ndryshimeve si një instrument të rëndësishëm.

“Jam gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Antwerp duke trajtuar çështje të nivelit të lartë të korrupsionit. Gjatë diskutimeve shumë ndryshime dhe shumë ide që do ta bënin më të vështirë hetimin në çështjet e korrupsionit dhe në çështjet e krimit të organizuar të nivelit të lartë u lanë mënjanë.

“Mendoj se legjislacioni dhe procedura shqiptare po sillen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë pikë jam vërtet në favor të zbatimit të këtij sistemi shumë të mirë, në të gjithë Kodin tuaj të Procedurës Penale”, tha ai.

Sipas ekspertit të Këshillit të Evropës, ndryshimet janë rezultat i një pune të gjatë dhe serioze.

“Mendoj se ky ligj është një instrument shumë i mirë. Është rezultat i një punë serioze gjatë shumë muajve”, tha Byl.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.