Rama: “Pasqyrë Albania”, ndjekje në kohë reale e projekteve publike dhe dosjeve qeveritare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Pasqyrë Albania” do të përmbajë një sërë komponentësh, përfshirë mundësinë për të ndjekur në kohë reale projektet qeveritare dhe veprat publike të financuara nga taksat e qytetarëve.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Pasqyrë Albania” do të përmbajë një sërë komponentësh, përfshirë mundësinë për të ndjekur në kohë reale projektet qeveritare dhe veprat publike të financuara nga taksat e qytetarëve.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, ndërfaqja e parë e “Pasqyrë Albania”, Rama theksoi se “po ashtu në “Pasqyrën e Flamingos” ka dhe një komponent tjetër, që është pyetjet dhe përgjigjet. Pyetjet e mbledhura në kohë reale edhe nëpërmjet inteligjencës artificiale nga çfarë thuhet dhe shkruhet lidhur me dosjen në fjalë, dhe përgjigjet zyrtare”.

“Është shumë e rëndësishme që të thuhet që në “Pasqyrën e Flamingos” nuk ka retorikë, nuk ka deklarata politike, nuk ka përgënjeshtrime që targetojnë burime të ndryshme të cilat përhapin lajmin e rremë apo gjysmë të vërteta, ka vetëm gjuhë faktesh dhe gjuhë faktesh të mbështetura në referenca ligjore, të mbështetur në dokumente zyrtare dhe është një hapje si të thuash sot e “bibliotekës së fshehtë” të pushtetit ekzekutiv”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ky është qëllimi. Është një pasqyrë në përditësim të vazhdueshëm, sepse edhe dosja që do të prezantohet sot nuk është një dosje e mbyllur, është një dosje e hapur e cila do të plotësohet me të tjerë dokumente që do të vijnë në proces”.

“Në rastin konkret – është dhe ministri i Mjedisit këtu, Sofjan Jaupaj – dosja nuk e ka studimin e impaktit mjedisor, sepse studimi i impaktit mjedisor ende nuk ka ardhur. Dosja nuk e ka projektin urbanistik dhe arkitektonik, sepse projekti ende nuk ka ardhur”.

Sipas tij, në momentin që këto do të vijnë dhe çfarëdo tjetër do të vijë, do të vendoset menjëherë në “Pasqyrë”.

Pra, vijoi Rama, e them këtë për të krijuar qartësi lidhur me çfarë mund të duket sikur mungon.

“Çfarë mungon është thjesht dhe vetëm çfarë nuk është ende në dispozicion dhe për këtë arsye dosja është e hapur. Në momentin kur dosja mbyllet, flas nga ana zyrtare, atëherë aty ka edhe një status që thotë “dosje e mbyllur”. Pra, në “Pasqyrën e Flamingos” janë dosjet e hapura”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.