Rama: Bashkëpunimi me arkitektët e huaj hedh bazat e një shkolle shqiptare të arkitekturës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përfshirja e arkitektëve të huaj në projektet e zhvillimit urban në Shqipëri krijon mundësi për rritjen profesionale të arkitektëve dhe profesionistëve të rinj shqiptarë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përfshirja e arkitektëve të huaj në projektet e zhvillimit urban në Shqipëri krijon mundësi për rritjen profesionale të arkitektëve dhe profesionistëve të rinj shqiptarë.

Në fjalën e tij në prezantimin e pesë projekteve të përzgjedhura në konkursin ndërkombëtar për “Tirana Fountain Tower”, projekt që synon transformimin e godinës së ish-“Tajvanit” në Parkun Rinia Rama theksoi se “ka diçka shumë të qartë për mua në gjithë këtë qasje agresive ndaj gjithë këtij procesi, ndaj gjithë këtyre projekteve, që është xhelozia, është xhelozia e njerëzve mediokër dhe e njerëzve të cilët kapen pas nacionalizmit, kapen pas pasaportës, kapen pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe nuk kapen pas profesionit, pas argumenteve dhe pas mundësisë për të qenë konkurrues”.

Ndërkohë, vijoi Kryeministri, që janë shumë arkitektë dhe janë shumë profesionistë të rinj shqiptarë, të cilët janë pjesë e këtij transformimi dhe janë pjesë e punës me arkitektë të huaj dhe kjo e bën Shqipërinë jo vendin ku arkitektët vendas përjashtohen, por e bën Shqipërinë vendin ku arkitektët vendas kanë mundësi më shumë se në shumë vende të tjera që të rriten profesionalisht, duke punuar me arkitektë që janë në nivelin më të lartë sot të mendimit edhe të punës në këtë profesion të jashtëzakonshëm.

Kreu i qeverisë u shpreh se sot Shqipëria dhe Tirana janë universiteti më i madh i hapur në natyrë i arkitekturës.

“Sot arkitektët e rinj shqiptarë kanë mundësi që të takojnë, që të ndjekin, që të punojnë konkretisht me mjeshtra. Për të shkuar, për të bërë një stazh njëmujor në studion e secilit prej këtyre mjeshtrave që janë këtu sot, duhet të aplikosh dhe ke një shans një në 1000 dhe mund të shkosh të rrish një muaj në studion e tyre dhe mund të mos kesh kurrë shansin që ta takosh arkitektin për të folur, ndërkohë që këtu arkitekti që ti dëshiron të takosh njëherë në jetë për të bërë një fotografi vjen dhe ti je pjesë e projektimit bashkë me të”, nënvizoi Rama.

Dhe unë jam i bindur, shtoi Rama, që disa vite më pas, ne do të kemi arkitektë tanët që do të jenë në gjendje të konkurrojnë edhe përtej Shqipërisë dhe do të kemi një-dy emra shqiptarë që do të jenë pjesë e kësaj elite, në kuptimin e mirë të fjalës.

Duke iu referuar ndërtimeve të kullave, Rama tha se “ndërtimi i kullave është kaq kompleks, është kaq delikat dhe kërkon kaq shumë profesionistë të bërë bashkë, saqë ne duhet ta pranojmë që ne nuk e kemi akoma në Shqipëri të gjithë kapacitetin dhe nuk i kemi të gjitha dijet për të bërë ndërtime të kësaj natyre”.

“Duhet ta pranojmë këtë gjë, sepse i kemi parë tentativat dhe jemi shumë të qartë që kjo gjë do të vijë hap pas hapi, por për të ardhur deri këtu na duhet dhe gjithë ky proces, na duhet dhe gjithë ky komunitet arkitektësh”, tha Rama.

Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një komunitet biznesmenësh që vijnë nga të gjitha anët e botës për të shfrytëzuar Shqipërinë, kemi të bëjmë me një komunitet dijeje, me një komunitet vizionesh, me një komunitet talentesh, me një komunitet krijuesish.

“Ata po sjellin në Shqipëri patjetër profesionalizmin e tyre për të bërë projekte, po sjellin në Shqipëri gjithashtu këtu dhe një kulturë krejt të re dhe hedhin bazat e një shkolle shqiptare të arkitekturës”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Von der Leyen viziton shkollën “Emin Duraku”, rindërtuar nga programi “EU4Schools”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi sot shkollën “Emin Duraku”, një prej institucioneve arsimore të rindërtuara përmes…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Albania’s economic confidence indicator ticks up in Sept

October 1 (SeeNews) – Albania’s economic confidence indicator rose by 0.3 points in September, to.