Rama: Rishikim brenda 60 ditëve i masave të sigurimit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ndryshimet në draftin e Kodit të Procedurës Penale.


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ndryshimet në draftin e Kodit të Procedurës Penale.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi gjithashtu se paketa nuk do të hapë çështjet e mbyllura. Ai sqaroi edhe rishikimin brenda 60 ditëve të masave të sigurimit që janë aktualisht në fuqi, duke e cilësuar atë jo si amnisti, por si një kontroll individual të masave nga gjykata, rast pas rasti dhe me të drejtë ankimi.

Kryeministri u shpreh se të drejtat procedurale nuk duhet të varen nga profili i personit që përballet me drejtësinë.

“Kjo paketë nuk i hap çështjet e mbyllura. Aktet dhe provat e marra ligjërisht përpara hyrjes së saj në fuqi mbeten të vlefshme. Rishikimi brenda 60 ditëve i masave të sigurimit që janë në fuqi nuk është amnisti. Është kontroll individual nga e njëjta gjykatë, rast pas rasti, me të drejtë ankimi për palën. Të drejtat nuk kanë biografi, nuk kanë parti, nuk kanë profesion, nuk kanë as popullaritet. Të drejtat ose vlejnë për të gjithë, ose nuk janë më të drejta”, tha ai.

Ai shtoi se pavarësia e drejtësisë nuk duhet të nënkuptojë mungesë kontrolli procedural.

“Pavarësia e drejtësisë nuk është imunitet nga ligji. Kontrolli procedural nuk është ndërhyrje politike. Përkundrazi, sa më e pavarur të jetë drejtësia, aq më e lartë duhet të jetë cilësia e arsyetimit të saj dhe aq më i rrepë do të jetë respektimi i kufijve që i vendos ligji”, tha Rama.

Rama tha se zbatimi i garancive të reja kërkon kapacitete shtesë institucionale. Duke iu referuar vlerësimeve të Këshillit të Europës, ai tha se zbatimi efektiv i këtyre standardeve kërkon burime njerëzore, pajisje dhe ekspertizë.

“Dhe duhet të jemi po aq sinqertë për zbatimin. Këshilli i Evropës na e ka lënë të shkruar se pesha e këtyre garancive bie mbi një gjyqësor, një prokurori dhe një polici gjyqësore që kanë kufizime njerëzish, pajisje dhe ekspertizë. Regjistrimi me zë dhe figurë, kontrolli i provës dixhitale, mbikëqyrja elektronike dhe ruajtja e dhënave kërkojnë infrastrukturë, kërkojnë financim, kërkojnë trajnim”, shtoi ai.

“Prandaj ligji do të ketë dhe një periudhë të arsyeshme përpara fillimit të efekteve të tij, e cila do të shoqërohet me trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe avokatëve, me aktet e nevojshme zbatuese dhe me mbështetjen buxhetore të Ministrisë së Drejtësisë për pajisjet dhe kapacitetet e reja”, përfundoi Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.