Rama: Në 10 vite, shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 10 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 10 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë.

Në fjalën e tij në prezantimin e Paketës së Re të Garancive në Kodin e Procedurës Penale, Rama tha se “tamam 10 vjet më parë në vitin 2016 Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshme të programit tonë për një rilindje shqiptare”.

“Ndryshuam kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik pas një varësie kronike që kishte zgjatur qysh nga dita e themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, reforma në drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor dhe ngriti një arkitekturë krejt të re.

“Ajo krijoi institucione të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, një superstrukturë të posaçme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një sistem pagash më të larta se maja e piramidës shtetërore dhe një proces unik vetingu si themel të rrugës së re të drejtësisë shqiptare”, vuri në dukje Rama.

“Sot pas 10 vjetësh kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por dhe dobësitë që dolën nga përballja me realitetin. Kemi parë rezultate që dikur dukeshin jo të pamundura, po as nuk imagjinoheshin dot, por kemi parë dhe dështime dhe deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve”, nënvizoi Rama.

Megjithatë, vijoi Kryeministri, përtej çdo vështirësie dhe peripecie, barra e kthesës së madhe përmes reformës në drejtësi ia ka vlejtur të gjithë qiranë kur i thonë fjalës.

“Një fjali për të gjitha të mirat e kësaj reforme. Sa brutale aq edhe dobiprurëse. 10 vjet më parë ne i dorëzuam pushtetin gjyqësor shpatën e ndëshkimit, e cila për 100 vjet kishte qëndruar në dorën e pushtetit politik”, tha Rama.

Sot, shtoi Kryeministri, duam të bëjmë një hap tjetër, tjetër më modest në përmasa, por jo më pak kuptimplotë në qëllim.

Kreu i qeverisë tha se “duam t’i japim më shumë ekuilibër peshores së drejtësisë në mënyrë që pushteti gjyqësor të mos bëjë asnjëherë ligjin mbi drejtësinë, po drejtësia të jetë gjithnjë fuqia e barazisë së të gjithëve përpara ligjit”.

“Ky është thelbi i paketës së re që prezantojmë sot publikisht dhe që vetë bashkautorët e saj shumë të nderuar e kanë quajtur paketa e garancive proceduriale”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.