E dreja për informim: Transparenca i jep zë qytetarit dhe përgjegjësi pushtetit

Me rastin e 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcolli mesazhin ndërgjegjësues: “Ti ke të drejtë të informohesh. Ne kemi detyrim të përgjigjemi”.


Me rastin e 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcolli mesazhin ndërgjegjësues: “Ti ke të drejtë të informohesh. Ne kemi detyrim të përgjigjemi”.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ndërmori nismën ndërgjegjësuese, përmes shpërndarjes dhe afishimit të dy posterave informues pranë autoriteteve publike. Këto materiale synojnë të nxisin forcimin e transparencës dhe komunikimin e hapur nga autoritetet publike, si dhe t’u ofrojnë qytetarëve informacion praktik për ushtrimin e kësaj të drejte.

Përmes skanimit të kodeve të vendosura në materiale, qytetarët mund të shkarkojnë drejtpërdrejt Formularin Model të Kërkesës për Informacion ose të plotësojnë formularin e ankesës pranë Komisionerit.

Krahas afishimit fizik, materialet u janë përcjellë autoriteteve publike edhe në format elektronik, me kërkesën për t’i publikuar si pop-up në faqet e tyre zyrtare. Në këtë mënyrë, informacioni bëhet i aksesueshëm jo vetëm në ambientet e institucioneve, por edhe për qytetarët që përdorin shërbimet dhe platformat e tyre online.

Kjo nismë përcjell mesazhin se çdo institucion publik ka një rol thelbësor në ndërtimin e një administrate më të hapur, më të aksesueshme dhe më pranë qytetarëve. Transparenca nuk duhet parë vetëm si një detyrim ligjor, por si një mënyrë funksionimi që forcon marrëdhënien mes institucioneve dhe publikut.

28 shtatori u shpall nga UNESCO në vitin 2015 si Dita Ndërkombëtare për Qasjen Universale në Informacion, duke njohur rëndësinë themelore që ka aksesi në informacion për ushtrimin e të drejtave të njeriut, forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare. Në vitin 2019, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e njohu zyrtarisht 28 Shtatorin si ditë ndërkombëtare në nivelin e OKB-së.

Burimi ATSH

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet!

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet!

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet…