E dreja për informim: Transparenca i jep zë qytetarit dhe përgjegjësi pushtetit

Me rastin e 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcolli mesazhin ndërgjegjësues: “Ti ke të drejtë të informohesh. Ne kemi detyrim të përgjigjemi”.