Rama: Nuk kthehet më koha kur shteti politik dhe pandëshkueshmëria ishin e njëjta gjë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, pavarësisht problemeve që sipas tij vijojnë të ekzistojnë në luftën kundër korrupsionit dhe evazionit, Shqipëria nuk është më në periudhën kur drejtësia kontrollohej nga pushteti politik.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se, pavarësisht problemeve që sipas tij vijojnë të ekzistojnë në luftën kundër korrupsionit dhe evazionit, Shqipëria nuk është më në periudhën kur drejtësia kontrollohej nga pushteti politik.

Në konferencën për shtyp pas kthimit sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama tha se ende ka raste ku korrupsioni dhe padrejtësitë janë pjesë e realitetit, por theksoi se sistemi i drejtësisë ka ndryshuar në mënyrë thelbësore.

Sipas tij, “nuk kthehet më koha kur shteti politik dhe pandëshkueshmëria ishin e njëjta gjë”.

Kryeministri e lidhi këtë ndryshim me reformën në drejtësi, duke theksuar rolin e shumicës socialiste në ndërmarrjen e kësaj reforme.

“Unë, Partia Socialiste dhe shumica e shqiptarëve që na besoi morëm përsipër reformën më të thellë, më sfiduese, më të dhimbshme në historinë e shtetit shqiptar. Reformën e reformave, sfidën e sfidave, përmbysjen e të gjitha përmbysjeve”, tha ai.

Rama u shpreh se reforma synonte shkëputjen e drejtësisë nga kontrolli i pushtetit politik dhe krijimin e një sistemi të pavarur.

“Morëm përsipër aktin e dorëzimit të shpatës së drejtësisë nga duart e pushtetit politik që e mbante atë, në duart e një pushteti të ri, të drejtësisë së shkëputur dhe të pavarësuar me vullnetin tonë”, deklaroi Kryeministri.

Ai pranoi se reforma do të kishte pasoja edhe për figura brenda radhëve të forcës së tij politike, por tha se kjo ishte pjesë e një vendimi të ndërgjegjshëm politik.

“E bëra unë aktin. Jo se isha naiv, as se nuk e dija që ajo shpatë do të kërkonte koka nga radhët tona. Po sepse ishte e imja, e jona dhe e askujt tjetër”, u shpreh Rama.

Duke folur për zhvillimet e sotme në sistemin e drejtësisë, Kryeministri e cilësoi si një arritje faktin që institucionet po veprojnë edhe ndaj rasteve që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e sistemit.

“Ndërsa sot, për herë të parë në historinë shqiptare, është vetë sistemi institucional i Shqipërisë që po shfaq aftësinë e vetëpastrimit që nuk e ka pasur kurrë. Kjo është një arritje e madhe kombëtare”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se nuk e ndan përgjegjësinë politike për reformën me faktorë të tjerë, duke përmendur edhe mbështetjen ndërkombëtare.

“Pavarësia e drejtësisë nuk ra nga qielli, nuk e solli as koha, as Amerika, as Europa. Ata ndihmuan shumë, por pa mua dhe Partinë Socialiste ata do të kishin bërë të njëjtën notë rruge që bëmë me qeverisjen tonë”, tha Rama.

Kryeministri iu referua gjithashtu rasteve të pretenduara të presionit ndaj strukturave që luftojnë evazionin fiskal, duke ngritur pyetje mbi mënyrën se si trajtohen hetimet ndaj personave me detyrime të mëdha ndaj shtetit. Ai deklaroi se lufta kundër korrupsionit dhe evazionit duhet të shoqërohet me një drejtësi të pavarur dhe funksionale.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…