OKB – Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që angazhohen për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar në stabilizimin e Rripit të Gazës, duke përmendur edhe Shqipërinë dhe Kosovën.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar në stabilizimin e Rripit të Gazës, duke përmendur edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Në deklaratën e tij, Trump tha se disa vende kanë marrë përsipër të dërgojnë trupa dhe forca policore, si dhe të ofrojnë trajnime në kuadër të përpjekjeve për stabilizimin e situatës në Gaza.

“Dua të falënderoj vendet që janë angazhuar për të dërguar trupa, forca policore dhe për të ofruar trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera”, tha Trump, sipas transkriptit të fjalimit të tij sipas un.org.

Trump shprehu gjithashtu mirënjohjen për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime, sipas tij, ndaj planit prej 20 pikash për paqen në Gaza dhe për miratimin formal të Bordit të Paqes.

Sipas Trump, në këtë strukturë janë bashkuar rreth 30 vende, ndërsa ai vetë tha se ka nderin ta drejtojë atë.

Presidenti amerikan përmendi gjithashtu kontributet financiare për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës, duke veçuar Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë dhe Uzbekistanin.

“Jemi mirënjohës ndaj këtyre shteteve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se edhe vende të tjera po kontribuojnë në nivele që, sipas tij, kanë qenë të jashtëzakonshme.

Në të njëjtën deklaratë, Trump tha se që prej marrjes së detyrës ka pasur mundësinë të ndihmojë në zgjidhjen e tetë luftërave dhe se është bërë mik me liderët e vendeve të përfshira.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro takon prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe: Mbështetje e personalizuar me një mësues për çdo fëmijë

Arsimi gjithëpërfshirës dhe mbështetja për fëmijët me aftësi ndryshe ishin në fokus të një takimi të ministres së Arsimit Mirela…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro takon prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe: Mbështetje e personalizuar me një mësues për çdo fëmijë

Arsimi gjithëpërfshirës dhe mbështetja për fëmijët me aftësi ndryshe ishin në fokus të një takimi të ministres së Arsimit Mirela…