Bullgaria vlerëson ecurinë e Shqipërisë në negociatat me BE-në

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, e bëri deklaratën më 18 shtator në Sofje, gjatë konferencës ndërkombëtare “EU Meets the Balkans”, ku foli për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.


Bullgaria ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar avancimin e vendit dhe Malit të Zi si dëshmi se vullneti politik dhe reformat konkrete sjellin rezultate.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, e bëri deklaratën më 18 shtator në Sofje, gjatë konferencës ndërkombëtare “EU Meets the Balkans”, ku foli për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.

Petrova theksoi se integrimi evropian duhet të vazhdojë të bazohet në meritat e secilit vend, ndërsa vuri në dukje përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e anëtarësimit.

Sipas saj, “vullneti politik dhe reformat çojnë në rezultate”, ndërsa përshpejtimi i procesit të zgjerimit nuk duhet të bëhet në kurriz të kritereve të anëtarësimit.

Ministrja bullgare e cilësoi gjithashtu anëtarësimin në BE, si një partneritet të rëndësishëm për vendet e rajonit dhe nënvizoi se përfitimet e integrimit, duhet të ndihen nga qytetarët edhe përpara përfundimit formal të procesit, përmes instrumenteve të BE-së, si Planet e Rritjes, SEPA dhe “Roaming si në shtëpi”.

Në fokus të deklaratave të Petrovas ishte edhe lidhshmëria strategjike në Ballkan, veçanërisht zhvillimi i Korridorit VIII, të cilin ajo e përmendi si një prej projekteve të rëndësishme për forcimin e lidhjeve të rajonit me Evropën.

Ndërkohë, gjatë një takimi dypalësh me ministrin shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, më 10 qershor në Sofje, Petrova konfirmoi mbështetjen e Bullgarisë për përfundimin me sukses të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu rëndësinë strategjike të Korridorit VIII.

Bullgaria pritet të presë në tetor 2026 një konferencë ndërkombëtare për Korridorin VIII, në kuadër të përpjekjeve për përshpejtimin e zbatimit të këtij korridori, që lidh rajonin e Adriatikut me Ballkanin dhe Detin e Zi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…