Wiseler Lim: SPAK një nga institucionet më të suksesshme, reforma në drejtësi e pakthyeshme

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim mori pjesë sot në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian


Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim mori pjesë sot në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku theksoi se “SPAK-u është në fakt një nga institucionet që shqiptarët kanë më shumë besim dhe një ndër institucionet më të suksesshme brenda reformës në drejtësi. Ndaj dhe kjo është edhe arsyeja pse ju keni marrë një vlerësim pozitiv në raportin ad interim”.

Në fjalën e saj, Wiseler Lim tha se “kjo është një reformë, e cila është fakt për të cilët është rënë dakort nga të dyja palët që në atë kohë. Por megjithatë pavarësia nuk është se sigurohet përnjëherësh. Kërkesat për imunitet për shembull vendosen këtu. Dhe çdo hetim dhe fillimi i tyre do të duhet vendosen këtu dhe ndërkohë anëtarët e Këshillit të Prokurorisë dhe Gjyqësorit zgjidhen nga parlamenti”.

“Kjo nuk është një detyre e lehtë. Pra dhe pyetja a do të jetë reforma në drejtësi e pakthyeshme? Dhe unë besoj fort që përgjigjja është po. Ju keni dhe dy çështje të tjera. E para, ka të bëjë me integritetin e zgjedhjeve dhe kemi patur raportet të fundit të OSBE-ODIHR që vota ishte konkurruese, por jo gjithmonë në një fushë të barabartë beteje. Dhe ju nga të dyja palët keni qenë pjesë e fushatës dhe ndërkohë e dini se çfarë detyrash nuk shkuan”, theksoi Wiseler Lim.

Ndërkohë, shtoi ajo, ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë nevojë për një shumicë të cilësuar dhe për këtë arsye duhet të bëhet një punë e përbashkët nga opozita dhe mazhoranca.

“E dyta, ka të bëjë me transparencën e investimeve të mëdha dhe është kërkuar nga Shqipëria që të shikohen ligjet nga Investimet Strategjike dhe ligjet për Zonat e Mbrojtura. Me sa i kam kuptuar, amendimet për zonat e mbrojtura që janë propozuar, nuk janë ende në agjendën e parlamentit dhe shpresoj të futen shpejt. Duhet pra të futen, pasi kjo do të sjellë një sinjal të fortë. Mbyllja e kapitujve 23 dhe 24 kërkon një historik të sukseseve dhe arritjeve që kemi patur, konfiskime, dënime dhe sigurisht që gjithmonë hetimet janë fillimi, por jo përfundimet. Pra roli i parlamentit nuk është vetëm që të pranojë dhe të aprovojë ligjet, por dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve. Dhe qytetarët gjatë këtyre muajve të fundit po dërgojnë një sinjal të qartë dhe duhet të dëgjohen ata”, nënvizoi Wiseler Lim.

Sipas saj, në parlament është e rëndësishme të dëgjohet zëri i qytetarëve.

“E di që ky parlament mund ta realizojë një gjë të tillë. Një ditë, shumë afër, disa prej jush do të ulen pranë nesh në Parlamentin Evropian dhe me zor e pres këtë ditë dhe shpresoj të punojmë së bashku që kjo ditë të vijë sa më shpejt”, tha Wiseler Lim.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Joti: Shqipëria angazhohet në Gaza me 40 efektivë të FA-së

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti prezantoi sot në komisionin e ligjeve projektligjin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Joti: Shqipëria angazhohet në Gaza me 40 efektivë të FA-së

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti prezantoi sot në komisionin e ligjeve projektligjin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës…