
AKT dhe Infinity Film Production, partneritet të ri për promovimin e Shqipërisë
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe Infinity Film Production nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për promovimin e filmit artistik “Serenatë për Krishtlindje”, në kuadër të programit “BEYOND ALBANIA – Discover Albania Through Film”.

Kinematografia po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në promovimin e destinacioneve turistike shqiptare, përmes historive që sjellin në vëmendje qytetet, peizazhet dhe vlerat kulturore të vendit.
Në këtë kuadër, Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe Infinity Film Production nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për promovimin e filmit artistik “Serenatë për Krishtlindje”, në kuadër të programit “BEYOND ALBANIA – Discover Albania Through Film”.
Memorandumi u nënshkrua nga drejtorja e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe producenti i Infinity Film Production, Gëzim Gjergji, me synim promovimin e Korçës dhe Shqipërisë përmes fuqisë së rrëfimit kinematografik.
Përmes “BEYOND ALBANIA”, arti i filmit shndërrohet në një dritare të re për destinacionet shqiptare dhe në një hartë kinematografike promovuese të Shqipërisë, ku çdo histori, qytet dhe peizazh bëhet pjesë e përvojës turistike.
Bashkëpunimi mes AKT-së dhe Infinity Film Production synon të forcojë përdorimin e kinematografisë si një kanal të ri promovues për Shqipërinë, duke ndërthurur artin, kulturën dhe turizmin në një qasje të përbashkët.
“BEYOND ALBANIA” synon të ndërtojë një hartë kinematografike të destinacioneve shqiptare, ku çdo histori, qytet dhe peizazh mund të bëhet pjesë e përvojës turistike dhe e mënyrës se si Shqipëria prezantohet përmes filmit.
Marrë nga ATSH


















