UNDP miraton programin e ri për Shqipërinë: Fokus te punësimi, ekonomia dhe drejtësia

Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një kuadër pesëvjeçar që synon të mbështesë zhvillimin e vendit, përshpejtimin e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.


Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një kuadër pesëvjeçar që synon të mbështesë zhvillimin e vendit, përshpejtimin e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në një njoftim për shtyp UNDP bën të ditur se, programi do të përqendrohet në tri drejtime kryesore: zhvillimin gjithëpërfshirës të kapitalit njerëzor, transformimin ekonomik të qëndrueshëm dhe rritjen e gjelbër, si dhe forcimin e qeverisjes, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Një nga prioritetet është krijimi i më shumë mundësive për qytetarët përmes forcimit të shërbimeve sociale dhe të punësimit, arsimit profesional dhe zhvillimit të aftësive të reja. Në fokus do të jenë veçanërisht të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, ndërsa do të investohet edhe në aftësitë digjitale, inteligjencën artificiale dhe formimin profesional.

Programi parashikon gjithashtu mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me synim rritjen e inovacionit, përdorimin e teknologjive të reja dhe përmirësimin e aksesit në tregjet rajonale dhe evropiane. Kjo lidhet drejtpërdrejt me krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe të punësimit.

Një tjetër komponent është zhvillimi i një ekonomie më të gjelbër dhe rezistente ndaj ndryshimeve klimatike. UNDP do të mbështesë Shqipërinë në mbrojtjen e biodiversitetit, menaxhimin e burimeve natyrore, zhvillimin e rrjetit “Natura 2000”, përballimin e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Programi do të mbështesë edhe forcimin e institucioneve, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike, në funksion të përafrimit të mëtejshëm me standardet e Bashkimit Evropian.

Në nivel vendor, UNDP do të punojë për forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe për rritjen e mundësive që qytetarët të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse. Mbështetje parashikohet edhe për ndihmën juridike falas dhe institucionet e pavarura të mbikëqyrjes.

Programi i ri është hartuar pas një procesi të gjerë konsultimi me më shumë se 600 grupe interesi, ku përfshihen institucionet publike, shoqëria civile, sektori privat, akademia, media dhe grupet e cenueshme. Konsultimi online ka marrë gjithashtu më shumë se 1000 përgjigje.

Sipas UNDP-së, objektivi është që zhvillimi të sjellë përfitime më të drejtpërdrejta për qytetarët dhe veçanërisht për grupet që rrezikojnë të mbeten pas, duke kontribuar njëkohësisht në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe në prioritetet kombëtare të Shqipërisë për zhvillim dhe integrim evropian.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

UNDP miraton programin e ri për Shqipërinë: Fokus te punësimi, ekonomia dhe drejtësia

Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një…

Global 360

Vuçiç shpërndan parlamentin dhe shpall 25 tetorin ditë zgjedhjesh kombëtare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare Serbe dhe ka shpallur zyrtarisht zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

UNDP miraton programin e ri për Shqipërinë: Fokus te punësimi, ekonomia dhe drejtësia

Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një…