Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të Republikës së Azerbajxhanit z. Fuad Naghiyev, në kuadër të përpjekjeve për të zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e turizmit.

Takimi ofroi një mundësi të rëndësishme për të diskutuar mbi potencialin e marrëdhënieve turistike Shqipëri–Azerbajxhan, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe identifikimin e nismave konkrete që mund të kontribuojnë në rritjen e shkëmbimeve turistike dhe njohjen më të mirë të dy destinacioneve.
Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë potencial për të ndërtuar një bashkëpunim më të ngushtë në këtë sektor, duke krijuar ura të reja ndërmjet institucioneve, operatorëve turistikë dhe qytetarëve të të dy vendeve.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku do të vijojë të mbështesë kontaktet institucionale dhe nismat që synojnë ta kthejnë këtë potencial në bashkëpunim konkret.
Turizmi është gjithashtu një mënyrë për të njohur më mirë historinë, kulturën, trashëgiminë dhe identitetin e njëri-tjetrit.
(Marrë nga faqja e Ambasadës në Facebook)