Rregullorja e re e GJKKO-së, delegacioni i BE: Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

Prej 1 shtatorit ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që parashikon heqjen e telefonave dhe kamerave për gazetarët e pranishëm në seanca.


Prej 1 shtatorit ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që parashikon heqjen e telefonave dhe kamerave për gazetarët e pranishëm në seanca.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me këtë situatë, duke bërë të ditur se po e monitoron nga afër situatën.

Në një përgjigje për Top Channel, delegacioni i BE-së shprehet se është në dijeni të rregullores së re të brendshme për sigurinë, rendin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e GJKKO-së, e cila, merr parasysh karakteristikat e veçanta organizative, operacionale dhe të sigurisë që lidhen me këtë gjykatë dhe proceset e saj gjyqësore.

“BE-ja është e gatshme të vijojë të ofrojë ekspertizë të specializuar si për sistemin gjyqësor, ashtu edhe për komunitetin mediatik, në mbështetje të gjetjes së një ekuilibri të drejtë ndërmjet masave të sigurisë dhe aksesit në informacion dhe transparencës së proceseve gjyqësore, në përputhje me standardet dhe parimet evropiane”, thuhet në përgjigje.

Delegacioni i BE-së thekson se do të vijojë t’i monitorojë nga afër këto çështje në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, ka njoftuar se të martën, në orën 12:00, do të zhvillohet në Tiranë një mbledhje urgjente për të diskutuar kufizimet që, sipas avokatëve, parashikon rregullorja e re.

Në debat është përfshirë edhe komuniteti mediatik. “Safe Journalist” ka kërkuar publikisht rishikimin e rregullores, duke shprehur shqetësimin se disa prej parashikimeve të saj mund të cenojnë punën e gazetarëve dhe të medias në raport me proceset gjyqësore.

Rregullorja e re ka hapur kështu një debat mbi balancën mes nevojave për siguri në mjediset e GJKKO-së dhe garantimit të aksesit të avokatëve, gazetarëve dhe publikut në informacion dhe në proceset gjyqësore.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…