Nufi nga Himara: Situata nga zjarri është totalisht e menaxhuar

Nga Himara, ku ka ndjekur që nga mbrëmja e djeshme situatën e krijuar nga zjarri, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se situata është totalisht e qetë dhe nën kontroll.


Nga Himara, ku ka ndjekur që nga mbrëmja e djeshme situatën e krijuar nga zjarri, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se situata është totalisht e qetë dhe nën kontroll.

Nufi bëri edhe një bilanc të forcave të angazhuara në operacionin për shuarjen e flakëve, të cilat përfshinë një sipërfaqe të gjerë natën e mbrëmshme.

“Nga Himara një situatë totalisht e qetësuar, një situatë totalisht e menaxhuar. Mbi 170 forca nga Forcat e Armatosura, mbi 300 zjarrfikës, mbi 21 zjarrfikëse kanë qenë në territorin e Himarës. Ndërhyrja nga ajri ka filluar që në orën 6 e gjysmë të mëngjesit”, sqaroi ministri i Mbrojtjes.

Nufi vlerësoi edhe punën e palodhur të forcave që punuan gjatë gjithë natës.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të menaxhuar situatën e zjarreve. Kanë qenë gjashtë shtëpi, që fatkeqësisht janë përshkuar nga flakët e zjarrit. Nuk ka pasur humbje në jetë njerëzore, nuk ka pasur dëmtime të bizneseve, falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të të gjithë efektivëve, qoftë zjarrfikës, qoftë të Forcave të Armatosura, që kanë luftuar përgjatë gjithë natës, deri në qetësimin e situatës sot në mëngjes”, theksoi ministri Nufi.

881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit, me mbështetjen e helikopterëve dhe avionit Air Tractor.

Sot angazhimi vijon me 380 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 1 Air Tractor.
Në Fier dhe Himarë, ku situata ka qenë më e rënduar, rreziku për zonat e banuara është shmangur dhe operacionet vijojnë pa ndërprerje.

Burimi ATSH

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…