Gogu: Qytetari merr pas 700 ditë pritje atë që i takonte nga gjykata

Rasti u bë publik nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili e ka cilësuar si një shembull të nevojës për funksionimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm në letra, por edhe në praktikë.


Pas 700 ditësh pritje, një vendim gjyqësor është zbatuar për qytetarin Dhimitër Golemi. Rasti u bë publik nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili e ka cilësuar si një shembull të nevojës për funksionimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm në letra, por edhe në praktikë.

“700 ditë pritje. Kjo është historia e Dhimitër Golemit, i cili më në fund, vetëm dje, mori atë që i takonte nga gjykata”, u shpreh Gogu.

Ministri tha se përmes nismës “Prania” po synohet evidentimi i rasteve kur vendimet gjyqësore mbeten të pazbatuara dhe qytetarët detyrohen të ndjekin për një kohë të gjatë procedurat për të marrë atë që u është njohur me vendim gjykate.

“Një vendim gjyqësor në letër që e ka në dorë një qytetar, i pazbatuar, është drejtësi që nuk ka mbërritur ende”, deklaroi Gogu.

Sipas tij, një sistem drejtësie funksionon vetëm kur qytetari e sheh rezultatin konkret të vendimit të gjykatës.

“Kur një qytetar ka një vendim gjykate në dorë, nuk duhet të endet pas sistemit që ai të zbatohet. Është sistemi që duhet të punojë për të”, tha ministri.

Nga ana tjetër, punonjësi që ndoqi rastin bëri me dije se Golemi ishte paraqitur me një vendim gjyqësor të formës së prerë. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, procedura vijoi fillimisht me lajmërim vullnetar dhe më pas me ekzekutim të detyrueshëm.

“U vijua me njoftim dhe kërkesë për informacion për gjendjen civile, si dhe nga komisariatet e policisë nuk merrej dijeni. U bë njoftim me shpallje dhe, pasi kaluan afatet ligjore, vijuan me ekzekutimin e detyrueshëm në sekuestron e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të palës debitore”, sqaroi punonjësi.

Gogu e përmbylli mesazhin duke theksuar se qëllimi i nismës është identifikimi i pengesave në sistem dhe ndjekja e tyre deri në zgjidhje.

“Kjo është Prania: të shohim ku ngecin gjërat, të kërkojmë përgjegjësi dhe t’i ndjekim deri në fund. Jo sorollatje. Jo heshtje. Përgjigje dhe rezultat”, shkroi ministri i Drejtësisë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”,…