Rama-deputetëve: BESA do të thotë “më kontrollo”, të shkruhet çdo pengesë e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, kërkoi sot nga deputetët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar që të tregohen më empatikë dhe të vetëdijshëm për perceptimin që qytetarët kanë ndaj tyre.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, kërkoi sot nga deputetët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar që të tregohen më empatikë dhe të vetëdijshëm për perceptimin që qytetarët kanë ndaj tyre.

Në fjalën e tij publike para grupit parlamentar socialist dhe anëtarëve të kabinetit, Rama u ndal te nisma BESA, duke theksuar se ajo nuk duhet të kuptohet si një kërkesë për besim, por si një angazhim që duhet të jetë i verifikueshëm.

Kryeministri u kërkoi socialistëve të kuptojnë se, për shkak të paragjykimeve dhe mosbesimit që ekziston ndaj politikës, ata nuk janë gjithmonë “të mirëpritur” nga qytetarët.

“E kuptoj ironinë dhe e kuptoj edhe përqeshjen që na bëjnë për BESËN. Por BESA jonë, akronimi ynë, nuk është “amani më beso”. Ky do të ishte kulmi. Është “të lutem, më kontrollo”. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dhe për këtë arsye, gjithsecili nga ju, them nga ju, sepse unë për vete jam i qartë, duhet të kuptojë që nuk është një njeri i mirëseardhur aty ku shkon. Është një njeri i paragjykuar. Dhe të qenit i paragjykuar nuk duhet të të bëjë agresiv, nuk duhet të të bëjë joempatik, nuk duhet të të bëjë të harrosh pse je aty. Je aty për të ndërtuar besim. Je aty për t’i dhënë empati edhe me atë që të thotë “o hajdut!”. Ai është në të drejtën e tij, sepse ai e ka paragjykimin shumë të fortë. Por nëse ai vjen tek ti, t’i do ta dëgjosh. Duhet t’i japësh mundësinë që ai të shohë tek t’i njeriun”, tha Rama.

Rama theksoi gjithashtu se shumë prej anëtarëve të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar kanë aftësi dhe eksperienca të veçanta, por sipas tij, përfaqësimi politik kërkon një qasje tjetër.

Ai shtoi se paragjykimi nuk luftohet përmes debateve me qytetarët, por përmes transparencës dhe rezultateve konkrete.

“Kur vjen këtu dhe kur përfaqëson një pjesë të shoqërisë, jo të gjithën, në një territor psikologjik kaq shumë të ngarkuar me urrejtje, me inat, me mllef, botërisht, jo vetëm në Shqipëri, duhet të mos mendosh për veten që t’i mund të kesh parë para pasqyrës para se të dalësh, por të mendosh si të sheh ai tjetri. Ai nuk të sheh siç sheh t’i veten. Dhe ky paragjykim nuk luftohet duke hyrë në një debat kush jam unë dhe kush je ti me qytetarin, me njeriun që është pjesë e komunitetit tënd”, tha ai.

Sipas Ramës, nisma BESA, duhet të funksionojë mbi parimin e përgjegjësisë dhe dokumentimit të çdo pengese.

Rama nënvizoi se problemet që nuk zgjidhen duhet të mbeten të dokumentuara dhe të përcillen përmes strukturave institucionale dhe deputetëve.

“BESA, siç nuk thotë “aman, më beso”, por thotë “të lutem, më kontrollo”, nuk thotë “kemi ndërmend”, por thotë “ky është hapi, ky është personi përgjegjës, kjo është prova dhe ky është afati”. Kur pengesa nuk kapërcehet, ajo nuk zhduket në heshtje. Është për t’u shkruar. Pengesa e pakapërcyer mbetet e shkruar, prandaj gjithçka merret shënim tek “Prania Besnike” dhe shkon pastaj nëpërmjet deputetëve tek institucioni. Është diçka e shkruar. Nuk është WhatsApp. Nuk është “delete messages”. Dhe nuk është akumulim i natyrshëm mllefi që pastaj vjen edhe shpërthen nëpër pasqyrat virtuale ose në hapësirën e grupit parlamentar ku, në fakt, duhet të ketë vetëm një imazh në kokë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë që ky mandat të jetë suksesi më i madh i Partisë Socialiste dhe të jetë mbyllja me nder e një epoke e pastaj kalimi i stafetës për një epokë tjetër. Vetëm një imazh: tifozët e Norvegjisë në stadium, Ro, ro, ro!”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…