
Rama: “Radari digjital” për të ndjekur çështjet me interes publik dhe për lajmet e rreme të gjobaxhinjve
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se në kuadër të arkitekturës së sistemit të ri digjital që po ndërtohet, do të krijohet edhe një “radar digjital” për të identifikuar dinamikat dhe sinjalet që qarkullojnë në hapësirën e interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se në kuadër të arkitekturës së sistemit të ri digjital që po ndërtohet, do të krijohet edhe një “radar digjital” për të identifikuar dinamikat dhe sinjalet që qarkullojnë në hapësirën e interesit publik.
Në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama tha se “në arkitekturën e këtij sistemi të ri ne po ndërtojmë edhe një radar digjital, i cili do të jetë radari i qeverisë për të detektuar sinjalet e botës digjitale”.
“Radari dallon sinjalin ashtu sikundër radari krijon kapacitetet për të parë se si janë dinamikat në territore të ndryshme, por gjykon njeriun nuk diskutohet. Institucioni reagon, “Besa” e merr në dorë dhe pastaj Pasqyra e bën të verifikueshëm një proces. Radari nuk merret me njerëzit, nuk ndjek njerëz, por ndjek dinamika. Ndjek lëvizjen e çështjeve në sferën e interesit publik”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “ne nuk mund të jemi një elefant që e marrin për hunde të gjithë llojet e specieve të botës digjitale të pasqyrave virtuale, një elefant që e marrin ëpr hunde lloj-lloj aventurierësh, lloj-lloj gjobaxhinjsh, lloj-lloj kriminelësh që fshihen pas portaleve që hapen si kërpudhat pas shiut dhe që vënën gjoba mbi biznesin, gjoba mbi ju”, nënvizoi Rama.
“Gjoba mbi ju se mbi mua nuk ka shanse të vërë gjobë askush”, tha Rama.
Sipas tij, këto gjoba janë në formë presionesh.
“Prandaj ne duhet të kemi zotërim në këtë botë për të ndarë qytetarin dhe shqetësimin për të cilin ne përgjigjemi nga gjoba, nga lajmi i rremë, nga qumështi që kthen në shterpë vajzat qe e pijnë, nga buka që kush e ha lind fëmijë me sy të bardhë. Apo nga ilaçi që kush e pi kthehet nga mashkull në femër dhe anasjelltas, ose të dyja bashkë. Ne nuk mund të jemi pre e gjithë kësaj histerie”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk di më kush është mbrapa dhe çfarë po të thotë dhe çfarë të besosh”.
Marrë nga ATSH


















