Rama: Ndërhyrja e deputetëve për punësime të konsiderohet vepër penale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çdo ndërhyrje e një deputeti për punësime në administratë duhet të konsiderohet vepër penale.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çdo ndërhyrje e një deputeti për punësime në administratë duhet të konsiderohet vepër penale.

Në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama tha se

“Do të propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti me telefon për të futur dikë në punë të konsiderohet vepër penale. Do ta propozoj dhe do t’ju shikoj të gjithëve në sy dhe do t’ju kërkoj ta votoni”, u shpreh Rama.

Sipas tij, çdo mesazh apo ndërhyrje me qëllim favorizimin e një personi për një vend pune duhet të konsiderohet një shkelje e rëndë.

“Çdo mesazh ‘fute këtë në punë’, ‘shikoje pak atë’, duhet të konsiderohet vepër penale, sepse një deputet që bën këtë nuk është i denjë të jetë përfaqësues i atyre mijëra qytetarëve të tjerë që nuk kanë akses te WhatsApp-i i tij, që nuk janë pjesë e trungut të familjes së tij, që nuk janë pjesë e tarafit të tij apo shoqërisë së tij”, tha Rama.

Rama tha se “këta janë njerëz që i kanë rritur fëmijët e tyre me një mijë e një mundime, që kanë votuar këtë deputet apo deputetë të tjerë me radhë dhe, në fund, shikojnë fëmijën e tyre të parakalohet nga një mesazh në WhatsApp. Vepër penale”, përfundoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: “Prania Besnike” jo për vota apo punësime, por për të dëgjuar hallet e qytetarëve

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se “Prania Besnike” nuk do të shërbejë për promovimin e rezultateve…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Prania Besnike” jo për vota apo punësime, por për të dëgjuar hallet e qytetarëve

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se “Prania Besnike” nuk do të shërbejë për promovimin e rezultateve…