Telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka ndarë një nga risitë më të rëndësishme të udhëzimit për vitin e ri shkollor 2026–2027, që lidhet me mënyrën e organizimit të ditës së parë të shkollës në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka ndarë një nga risitë më të rëndësishme të udhëzimit për vitin e ri shkollor 2026–2027, që lidhet me mënyrën e organizimit të ditës së parë të shkollës në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.

Sipas Kumbaros, dita e parë e shkollës do t’i kushtohet veçanërisht orientimit dhe informimit të nxënësve, duke i njohur ata me rregullat, normat e sjelljes dhe mënyrën e organizimit të institucionit arsimor.

“Bëhemi gati për ditën e parë, shkolla po na mirëpret. Dita e parë e shkollës është gjithmonë një vorbull emocionesh që ka brenda rrahje të forta zemre, kuriozitet, sfida dhe pikëpyetje mbi botën e re që ka përpara çdo fëmijë, çdo nxënës, prandaj në këtë vit të ri shkollor, dita e parë, përmes një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, parashikon aktivitete të cilat njohin nxënësit me mjediset e shkollës, shokët, shoqet e mësuesit dhe gjërat e bukura që ata do të bëjnë gjatë vitit në programin “Pas Shkolle”, dhe ka si qëllim t’i kthejë emocionet e kësaj dite në kujtime të bukura që rrënjosin dashurinë për shkollën dhe dijen”, shkroi ministrja.

Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me: rregulloren e brendshme të shkollës, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe rregullat e sjelljes në mjediset e shkollës; rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të; kodin e veshjes së nxënësve në shkollë; rregullat e sigurisë.

Informimi dhe orientimi i nxënësve do të realizohet nga i gjithë stafi i shkollës, sipas rolit dhe përgjegjësive të secilit, duke përfshirë mësuesit e të gjitha lëndëve, mësuesit kujdestarë, shërbimin psiko-social dhe oficerët e sigurisë.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe njohjes së nxënësve me veprimtaritë mësimore dhe programin ‘Pas Shkolle’ që këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në gjithë vendin.

Po ashtu, stafi i shkollës do t’i orientojë nxënësit në mjediset e institucionit, duke i njohur me klasat, laboratorët, bibliotekën, mjediset sportive, hapësirat e përbashkëta, mjediset e shërbimit psiko-social dhe hapësirat e sigurisë.

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…