Doganat drejt digjitalizimit të dërgesave të postave të shpejta

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me përfaqësues të operatorëve të licencuar, ku në fokus ishte zhvillimi i modulit të postave të shpejta për deklarimin elektronik të parambërritjes dhe daljes së mallrave.


Administrata Doganore po vijon procesin e digjitalizimit të procedurave për dërgesat e postave të shpejta, me synim përshpejtimin e përpunimit të mallrave dhe forcimin e kontrolleve doganore.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me përfaqësues të operatorëve të licencuar, ku në fokus ishte zhvillimi i modulit të postave të shpejta për deklarimin elektronik të parambërritjes dhe daljes së mallrave.

Moduli do të mundësojë përdorimin e të dhënave elektronike të avancuara dhe shkëmbimin e informacionit në mënyrë elektronike ndërmjet operatorëve dhe Administratës Doganore.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sistemi synon të përmirësojë menaxhimin e riskut, të forcojë kontrollet për qëllime fiskale dhe sigurie, si dhe të shkurtojë kohën e përpunimit të dërgesave.

Gjatë takimit u vlerësua si të rëndësishëm bashkëpunimi me operatorët e licencuar për realizimin në kohë të zhvillimeve të nevojshme teknike.

Nisma është pjesë e strategjisë për modernizimin dhe harmonizimin e sistemeve të informacionit doganor me standardet e Bashkimit Evropian.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

MSHMS: 14 protestues dhe efektivë policie të lënduar tek Trauma dhe një kalimtar te QSUNT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se 14 protestues dhe efektivë policie të lënduar gjatë protestës

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MSHMS: 14 protestues dhe efektivë policie të lënduar tek Trauma dhe një kalimtar te QSUNT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se 14 protestues dhe efektivë policie të lënduar gjatë protestës