Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale, shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha e cilëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një histori suksesi të lidhur jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me transformimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se vetëm gjatë periudhës 2017-2026, janë administruar 1 milion e 378 mijë shërbime konsullore.

Sipas tij, janë plot 4 milionë e 300 mijë legalizime të administruara nga viti 2019 deri në qershor 2026 dhe mbi 203 mijë aplikime e-Visa që prej vitit 2021.

Angazhimi ynë, shtoi ministri, është ta përmirësojmë dhe mbi të gjitha të thjeshtojmë praktikat, duke e sjellë shërbimin sa më pranë qytetarit.

“Konkretisht, po punojmë për realizimin e një Asistenti Virtual, i cili, nuk do të ketë orar, përgjigjet në çdo kohë e për çdo pyetje dhe kudo, dhe të orientojë kërkuesit drejt shërbimit. Në çdo shërbim konsullor do të vendoset një QR Code për të vlerësuar shërbimin dhe për çdo ankesë të mundshme. Qytetari të mos jetë jetë vetëm përfitues i shërbimit, por edhe vlerësues i tij. Me një fjalë, duam të dimë si po punojmë dhe si të përmirësojmë”, tha Hoxha.

Ministri njoftoi se shumë shpejt do të krijohet Prania Diplomatike Virtuale, një pikë e vetme digjitale për informacion dhe shërbime konsullore për këdo, në ato vende ku nuk ka përfaqësim fizik.

“Me një fjalë, duam të kalojmë nga praktika kur qytetari shkon tek shteti, tek ajo ku shteti shkon edhe është gjithnjë pranë qytetarit”, përfundoi Hoxha.

Drejtoresha e Çështjeve Konsullore në MEPJ, Irida Laçi, shtoi se “aktualisht ofrohen online 32 shërbime në total, 22 prej të cilave nuk kërkojnë detyrimisht prani fizike, dhe aty ku natyra e shërbimit e lejon, dokumenti mund të dërgohet me postë”.

Burimi ATSH

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale, shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha e cilëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia