Pse është kaq i vështirë shpëtimi pas rrëshqitjes së dheut në Gyirong?

Katastrofa e rrëshqitjes së dheut që ndodhi të mërkurën, rreth orës 10 e 30 në Nepal, shkaktoi shumë të vdekur, të plagosur dhe të zhdukur në pikën kufitare Gyirong në Xizang të Kinës. Pas ndodhjes së fatkeqësisë, ekipe të shumta shpëtimi arritën menjëherë në vendngjarje, por puna e shpëtimit ende përballet me vështirësi të shumta.


Katastrofa e rrëshqitjes së dheut që ndodhi të mërkurën, rreth orës 10 e 30 në Nepal, shkaktoi shumë të vdekur, të plagosur dhe të zhdukur në pikën kufitare Gyirong në Xizang të Kinës. Pas ndodhjes së fatkeqësisë, ekipe të shumta shpëtimi arritën menjëherë në vendngjarje, por puna e shpëtimit ende përballet me vështirësi të shumta.

Vështirësia e parë: Sipërfaqja e madhe. Një vëllim masiv akulli dhe shkëmbinjsh ra poshtë me shpejtësi të lartë përgjatë një shtegu prej 20 kilometrash, ndërsa rënia vertikale arriti në afro 3 300 metra. Një diferencë kaq e madhe e lartësisë dhe shpejtësia super e madhe e rrjedhës e transformuan rrëshqitjen e dheut në një “përrua shkatërrues”. Si pasojë, sipërfaqja e kërkim-shpëtimit është zgjeruar shumë, duke e bërë përcaktimin e vendndodhjes shumë të vështirë.

Vështirësia e dytë: Përmbytja e rrugëve dhe ndërprerja e trafikut. Dy rrugët kryesore drejt pikës kufitare Gyirong gjarpërojnë përgjatë grykës dhe ato u shkatërruan nga rrëshqitja e dheut, prandaj është e vështirë që njerëzit, makineritë dhe materialet të hyjnë shpejt në një kohë të shkurtër.

Vështirësia e tretë: Hapësira e kufizuar për operacionet e shpëtimit. Terreni në zonën e prekur nga katastrofa është i pjerrët dhe, në pjesët më të ngushta të përroit, shtegu është vetëm rreth tre metra i gjerë. Hapësira e kufizuar pengon hyrjen e makinerive të mëdha, duke krijuar kushte shumë të pafavorshme për kërkim-shpëtimin.

Vështirësia e katërt: Kapacitetet e kufizuara të shpëtimit ajror. Ortekët e akullit dhe të borës në lartësi të mëdha, së bashku me erërat e forta anësore dhe prerjet turbulente, si edhe me dukshmërinë e ulët të shkaktuar nga moti i vazhdueshëm me mjegull e shi në luginë, e kufizojnë aftësinë e shpëtimit ajror.

Për të parë videon e plotë klikoni këtë link të CGTN

Lexo më shumë nga

Delegacioni i BE: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private në protestë

Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Delegacioni i BE: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private në protestë

Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të…