Nufi: Situata e zjarreve monitorohet 24/7, koordinim i pandërprerë në të gjithë territorin

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se situata e zjarreve në vend vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se situata e zjarreve në vend vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Gjatë vizitës në Qendrën Operacionale, Nufi u shpreh se monitorimi kryhet në të gjithë territorin, ndërsa strukturat qendrore dhe lokale koordinohen për reagim të shpejtë ndaj emergjencave.

“Nga këtu monitorohet, kontrollohet dhe koordinohet i gjithë procesi i menaxhimit të situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Nufi.

Ministri theksoi se Qendra monitoron jo vetëm situatat e zjarreve, por edhe përmbytjet dhe fatkeqësi të tjera natyrore.

“Për asnjë moment puna nuk pushon 24/7. Njerëzit janë të dedikuar që mund të monitorojnë të gjithë territorin e Republikës, qark për qark, bashki për bashki dhe të evidentojnë ku janë situatat më problematike”, tha ai.

Nufi vlerësoi bashkëpunimin mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, strukturave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Forcës Tokësore dhe Forcës Ajrore për përballimin e situatave të zjarreve.

“Kemi parë reagimin e menjëhershëm pranë vatrave të zjarrit të të gjithë forcave, qoftë atyre lokale, qoftë atyre të qeverisë qendrore”, u shpreh ministri.

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë strukturat dhe personat e angazhuar gjatë kësaj vere në përballimin e zjarreve, duke e cilësuar sezonin si të vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe përhapjes së vatrave në disa zona.

Qendra Operacionale e AKMC vijon monitorimin e situatës 24 orë në 7 ditë, duke mundësuar evidentimin në kohë të problematikave dhe koordinimin e ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse, me synim mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama me strukturat e PS në Tiranë: Fokus te “Prania Besnike”, BESA dhe “PasqyrAlbania”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama me strukturat e PS në Tiranë: Fokus te “Prania Besnike”, BESA dhe “PasqyrAlbania”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të…