“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

Një studim i ri i agjencisë britanike të udhëtimeve “Thomas Cook” tregon se 18 nga 51 destinacionet më të njohura evropiane për udhëtime të shkurtra mund të vizitohen me më pak se 100 paund për person në ditë.


Pas një vere të gjatë me temperatura përvëluese në të gjithë Evropën, ardhja e temperaturave më të buta të vjeshtës pritet me padurim nga shumë njerëz, shkruan Genie Harrison ne median britanike “Daily Mail”.

Një studim i ri i agjencisë britanike të udhëtimeve “Thomas Cook” tregon se 18 nga 51 destinacionet më të njohura evropiane për udhëtime të shkurtra mund të vizitohen me më pak se 100 paund për person në ditë.

Tirana renditet në vendin e parë, duke u cilësuar si destinacioni më ekonomik në Evropë.

Arkitektura e veçantë e kryeqytetit shqiptar, atmosfera e gjallë e kafeneve dhe peizazhet mbresëlënëse, mund të shijohen me një kosto mesatare prej vetëm 51 paundësh në ditë gjatë shtatorit.

Kjo do të thotë se një udhëtim treditor në Tiranë mund të kushtojë rreth 153 paund për person.

Në të kundërt, një udhëtim i ngjashëm në Amsterdam të Holandës do të kushtonte rreth 915 paund, ose 305 paund për person në ditë.

Pavarësisht se Shqipëria është shndërruar me shpejtësi në një destinacion të preferuar turistik – rezervimet janë rritur me më shumë se 300 për qind vitet e fundit.

Megjithatë, Tirana mbetet ende një destinacion relativisht i pazbuluar për turistët që kërkojnë të eksplorojnë vende të reja me një buxhet të kufizuar.

Sipas studimit, çmimi mesatar i atraksioneve turistike me pagesë, është më pak se 4 paund, ndërsa ushqimi në restorante mbetet i përballueshëm.

Një porcion i bollshëm i një prej gatimeve tradicionale shqiptare, tavës së kosit, kushton rreth 7 paund.

Nëse shoqërohet me një birra Korça, një nga birrat më të njohura shqiptare, kostoja shtesë është vetëm rreth 1,31 paund.

Tirana ofron gjithashtu një gamë të gjerë mundësish akomodimi.

Sipas të dhënave të studimit, çmimi mesatar për një natë qëndrimi në fillim të shtatorit është rreth 27,50 paund për person.

Duke komentuar të dhënat e studimit, Nicholas Smith, drejtor i paketave turistike në “Thomas Cook”, tha se kërkimi tregon se turistët britanikë mund të gjejnë alternativa me çmime shumë të favorshme kur planifikojnë një udhëtim të shkurtër në një qytet evropian.

Sipas tij, përtej destinacioneve të njohura si Parisi, Londra dhe Roma, Evropa ofron shumë përvoja të tjera turistike me kosto më të ulët.

Smith theksoi gjithashtu se destinacionet e Evropës Lindore dhe qytetet turke ofrojnë në mënyrë të vazhdueshme çmime më të përballueshme.

Rritja e numrit të turistëve tregon se këto destinacione po bëhen gjithnjë e më të njohura dhe nuk do të mbeten gjatë alternativa të panjohura për vizitorët.

Qytetet evropiane më ekonomike për pushime, ku vizitat, ushqimi dhe hoteli kushtojnë vetëm 51 paund në ditë:

Tiranë, Shqipëri

Bukuresht, Rumani

Antalia, Turqi

Varshavë, Poloni

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

Një studim i ri i agjencisë britanike të udhëtimeve “Thomas Cook” tregon se 18 nga 51 destinacionet më të njohura…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

Një studim i ri i agjencisë britanike të udhëtimeve “Thomas Cook” tregon se 18 nga 51 destinacionet më të njohura…