“GreenElb”, nga pilotimi drejt zgjerimit të modelit të eficencës energjetike në Elbasan

Projekti “GreenElb – Energji e gjelbër dhe e qëndrueshme në ndërtesat e Elbasanit” mblodhi sot në një konferencë përfaqësues të NetZeroCities, bashkive partnere, institucioneve qendrore e vendore, sektorit privat, universiteteve, shoqërisë civile dhe të rinjve të qytetit.


Projekti “GreenElb – Energji e gjelbër dhe e qëndrueshme në ndërtesat e Elbasanit” mblodhi sot në një konferencë përfaqësues të NetZeroCities, bashkive partnere, institucioneve qendrore e vendore, sektorit privat, universiteteve, shoqërisë civile dhe të rinjve të qytetit.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, Zana Vokopola, drejtore Ekzekutive e Institutit të Kërkimeve Urbane, Ani Hasa, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Eficencën e Energjisë, Adelina Farrici, drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, dhe Sissy Windisch, drejtore Operative e Imby SRL dhe anëtare e Bordit të Misionit për Qytete Klimatikisht Neutrale dhe të Zgjuara.

Gjatë konferencës u prezantuan rezultatet e dy viteve të zbatimit të GreenElb, me fokus te rritja e eficencës energjetike, reduktimi i konsumit të energjisë dhe përdorimi i zgjidhjeve të gjelbra në ndërtesa, familje dhe biznese.

GreenElb shërbeu si një projekt pilot për Elbasanin, ndërsa tashmë synimi është replikimi dhe zgjerimi i këtij modeli në të gjithë qytetin, në kuadër të Kontratës Klimatike të Qytetit dhe angazhimit të Elbasanit në Misionin Evropian për 100 Qytete Klimatikisht Neutrale.

Në këtë drejtim, konferenca u fokusua te hapat e ardhshëm, investimet dhe mekanizmat që mund të përshpejtojnë tranzicionin energjetik, si dhe te forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve, biznesit, akademisë dhe komunitetit.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe Panairi i Eficencës Energjetike, ku u prezantuan teknologji dhe zgjidhje praktike për një përdorim më eficent dhe të qëndrueshëm të energjisë.

GreenElb, i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes NetZeroCities, shënon një tjetër hap në rrugëtimin e Elbasanit drejt neutralitetit klimatik, duke e kthyer angazhimin për një qytet më të gjelbër nga objektiv në veprime konkrete.

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…