Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja

“Shqipëria Sociale” do të nisë këtë vjeshtë me programin e ri të strehimit për çiftet dhe familjet e reja.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetin e ri të qeverisë për sezonin politik, me fokus te përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Shqipëria Sociale” do të nisë këtë vjeshtë me programin e ri të strehimit për çiftet dhe familjet e reja.

Në nisje të sezonit të ri politik, qeveria do të vendosë në qendër të vëmendjes “Shqipërinë Sociale”, me synimin që zhvillimi ekonomik i vendit të përkthehet në më shumë mundësi, politika sociale dhe mirëqenie për qytetarët.

Zvëndëskryeministrja Albana Koçiu shprehet se “Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku objektivi nuk është më vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimi të ndihet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo familjeje”.

“Sfida jonë është që çdo familje ta ndiejë përmirësimin në jetën e saj të përditshme”.

Sipas zvëndëskryeministres Koçiu prioritet do të jetë rritja e cilësisë në arsim dhe shëndetësi, mbështetjen për familjet e reja, fermerët, pensionistët dhe biznesin e vogël.

Një tjetër fokus do të jetë krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Sipas zv.kryeministres, procesi i integrimit europian duhet të shoqërohet me përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve. “Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër. Ai duhet të ndihet në çdo shërbim, në çdo komunitet dhe në jetën e çdo qytetari”, u shpreh ajo.

Hapi i parë konkret i kësaj qasjeje do të nisë këtë vjeshtë, me programin e ri të strehimit për çiftet dhe familjet e reja, duke e vendosur strehimin si një nga ndërhyrjet e para në kuadër të “Shqipërisë Sociale”.

Qeveria synon përmes kësaj qasjeje që rritja dhe zhvillimi i vendit të përkthehen në më shumë mundësi dhe siguri për qytetarët, me familjen, të rinjtë dhe mirëqenien sociale në qendër të politikave të reja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…